Lëvizja e Turqisë në divergjencat përballë Irakut
(last modified Wed, 12 Oct 2016 05:32:48 GMT )
Tetor 12, 2016 07:32 Europe/Tirane
  • Lëvizja e Turqisë në divergjencat përballë Irakut

Zëdhënësi i qeverisë irakiane fjalimin e presidentit turk në lidhje me reagimin ndaj pozicionit të Bagdadit rreth pranisë së ushtarëve turq në veri të Irakut, e ka quajtur të papërgjegjshëm.

Saed Al Hadithi, zëdhënës i qeverisë irakiane, të martën duke reaguar ndaj fjalimit të pamenduar të Rexhep Taip Erdogan, presidentit të Turqisë kundër Irakut, ka thënë se Bagdadi ka ardhur në përfundim se negociatat me Ankaranë nuk kanë aspak rëndësi dhe problemi ekzistues nuk do të zgjidhet. Al Hadithi duke thënë se një nga opsionet e ardhshme të Irakut përballë sjelljeve jodiplomatike të Turqisë do të jetë ankesa në KS të OKB, ka shtuar se nëse KS nuk do ti kushtojë rëndësi kërkesës së Bagdadit, atëherë situata në rajon do të tensionohet edhe më shumë. Presidenti i Republikës së Turqisë të martën duke reaguar ndaj paralajmërimit të kryeministrit irakian Heidar Ebadi në lidhje me pasojat e pranisë së ushtarëve turq në Mosul, ka thënë se ushtria turke nuk do të merr urdhër nga qeveria e Irakut për praninë e saj në bazën Bashika në Mosul. Erdogan duke mos respektuar sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Irakut, në fjalimin e tij jodiplomatik dhe përbuzës, ka thënë se kryeministri irakian Heidar Ebadi duhet t’i dijë kufijtë e tij. Prania e forcave turke në veri të Irakut është kryer pa informimin dhe pa autorizimin e qeverisë së Bagdadit. Kohë më parë, Parlamenti i Turqisë ka vazhduar edhe për një vit tjetër praninë e forcave ushtarake të Turqisë në territorin e Irakut dhe Sirisë. Parlamenti i Turqisë në tetor të vitit 2014 ka miratuar lejen për operacione ushtarake të këtij vendi në Siri dhe Irak dhe kjo leje në vitin 2015 ishte vazhduar për një vit tjetër. Parlamenti i Turqisë ka vazhduar përsëri lejen për praninë ushtarake të këtij vendi në Siri dhe Irak në kohën kur hyrja e forcave ushtarake të Turqisë në territorin e Sirisë dhe të Irakut është bërë pa leje dhe pa aprovimin e qeverisë së Sirisë dhe të Irakut, prandaj konsiderohet e paligjshme dhe në kundërshtim të plotë me ligjet ndërkombëtare. Një lëvizje e tillë e Turqisë nuk do të jetë në interes të marrëdhënieve politike të Bagdadit, Ankarasë dhe rajonit dhe çdo dalje e mundshme nga kontrolli do të jetë në përgjegjësi të Turqisë. Kërcënimi ndaj kufijve kombëtar të Irakut konsiderohet shkelje e sovranitetit kombëtarë të këtij vendi dhe në këto kushte, qeveria e pavarur e Irakut për zgjidhjen e tensionit politik të krijuar me Turqinë do të përdor mjetet diplomatike. Bagdadi zyrtar do të bëjë të gjitha përpjekjet politike, diplomatike dhe ekonomike për largimin e forcave turke nga veriu i Irakut.

 

Tags