Turqia synon zgjerimin e bashkëpunimit me Iranin në industrinë e automobilave
https://parstoday.ir/sq/news/world-i31210-turqia_synon_zgjerimin_e_bashkëpunimit_me_iranin_në_industrinë_e_automobilave
Drejtori i kompanisë turke Xhush Konuz, deklaroi se industria e automobilave e Turqisë është e gatshme të bashkëpunojë me industrinë e automobilave të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 14, 2016 19:14 Europe/Tirane
  • Turqia synon zgjerimin e bashkëpunimit me Iranin në industrinë e automobilave

Drejtori i kompanisë turke Xhush Konuz, deklaroi se industria e automobilave e Turqisë është e gatshme të bashkëpunojë me industrinë e automobilave të Iranit.

Mehmet Kamish, tha se kompania që ai drejton do të vazhdojë bashkëpunimin me Iranin në prodhimin e pjesëve të këmbimit të automobilave dhe në transportimin e tyre. Ai shtoi se edhe gjatë periudhës së sanksioneve kundër Iranit Turqia ka bashkëpunuar me industrinë e automobilave të Iranit dhe me shumë sukses produktet e të dyja vendeve janë eksportuar në botë me emrin e kompanisë Xhush Konuz dhe me emrin e Iranit. Drejtori i kompanisë turke Xhush Konuz tha se pas heqjes së sanksioneve janë krijuar mundësi të reja për zgjerimin e bashkëpunimit mes Iranit dhe Turqisë për prodhimin e automobilave dhe të pjesëve të këmbimit.