Brexit - Publikohet shkrimi pro-qëndrimit në BE i Boris Johnson
Në një shkrim të pa papublikuar më parë, sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson thotë se qëndrimi i Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Evropian, do të ishte një mirësi për botën dhe Evropën.
Johnson e kishte shkruar këtë kolonë në shkurt, bashkë me një artikull pro-Brexit që më vonë u publikua në The Telegraph. Ndërkohë, shkrimi i tij kontradiktor kundër daljes së Britanisë nga BE, u publikua së fundmi nga The Sunday Times. Në të, ai paralajmëron se Brexit mund të çojë në tronditje ekonomike, pavarësinë e Skocisë dhe agresionin rus. The Sunday Times thotë se dyartikujt kundërshtues janë shkruar si një mënyrë për të qartësuar mendimet e tij, para se Johnson të kompozonte artikullin përfundimtar, në të cilin ai publikisht mbështeste Brexit. Sekretari i jashtëm ishte një nga figurat kyçe të fushatës për largimin përfundimtar të Britanisë nga Unioni Evropian, pas caktimit të Theresa May si kryeministre e vendit. Gjatë kësaj jave, Johnson këmbënguli se Mbretëria e Bashkuar mund të siguronte një marrëveshje tregtie më të vlefshme për ekonominë sesa aksesi në tregun e përbashkët europian, të cilin ai e përshkroi si një koncept gjithnjë e më të pavlefshëm.