Debati i fundit mes kandidatëve për president në Amerikë
(last modified Thu, 20 Oct 2016 05:42:02 GMT )
Tetor 20, 2016 07:42 Europe/Tirane
  • Debati i fundit mes kandidatëve për president në Amerikë

Në debatin e tretë dhe të fundit mes Hillary Clinton nga radhët e demokratëve dhe Donald Trump nga radhët e republikanëve për zgjedhjet presidenciale në Amerikë, çdonjëri prej tyre me akuzat e mëparshme në politikë, ekonomik dhe çështje morale, janë munduar të mbrojnë vetveten.

Në debatin e tretë dhe të fundit mes Hillary Clinton nga radhët e demokratëve dhe Donald Trump nga radhët e republikanëve për zgjedhjet presidenciale në Amerikë, çdonjëri prej tyre me akuzat e mëparshme në politikë, ekonomik dhe çështje morale, janë munduar të mbrojnë vetveten. Debati televiziv i dy kandidatëve është drejtuar nga Chris Wallace, gazetar i rrjetit Fox News. Debati i tretë televiziv i dy kandidatëve për president në Amerikë ka nisur pa shkëmbimin e duarve na ana e tyre. Debati i mëparshëm mes Hillary Clinton dhe Donald Trump gjithashtu është transmetuar nga kanali Fox News. Donald Trump mund të mos njohë rezultatin e zgjedhjeve të 8 nëntorit nëse ato nuk dalin ashtu siç ai e mendon. Ky ka qenë pohimi që kandidati republikan ka bërë në debatin e tretë për zgjedhjet presidenciale përballë Hillary Clinton. Do t'ju them kur të të vijë koha. Do t’ju mbaj pezull”, i është përgjigjur Trump gazetares së Fox News, e cila e pyeti nëse ai do ta pranojë Clinton si Presidente nëse ai do të humbasë. Trump, i cili nuk i dha dorën kandidates demokrate pas debatit, ka ringritur akuzat se zgjedhjet po “manipulohen” nga gazetarë të pandershëm në favor të Clinton dhe se miliona njerëz kanë fituar të drejtën e votës edhe pse nuk duhej të ishin në lista. “Kjo është e tmerrshme” ka qenë reagimi i Clinton ndaj idesë se një kandidat për president vë në pikëpyetje vlefshmërinë e zgjedhjeve. Të dy kandidatët presidencial u përplasën rreth Rusisë, kur Clinton akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin, të ketë urdhëruar “sulmet kibernetike për të ndihmuar kandidatin republikan që të fitojë”. Kundërthënia rreth Rusisë ishte një prej përplasjeve më të ashpra gjatë debatit në të cilin Trump, që ka deklaruar se zgjedhjet janë “përcaktuar” nga media dhe akordet politike në SHBA për ta mbajtur atë jashtë Shtëpisë së Bardhë, refuzoi që të deklarohet nëse do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të 8 Nëntorit. Clinton shprehu dyshimet se vala e sulmeve kibernetike ndaj organizatave politike në SHBA dhe individëve të njohur ishte “qartë” e urdhëruar nga “vetë Putin” me qëllim që të ndryshojë rrjedhën e zgjedhjeve në favor të Trump. Ajo tha se presidenti rus e cilëson Trumpin, që ka folur fjalë të mira për Putinin dhe që po lobon për ndryshim të marrëdhënieve ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës, një “kukull” të mundshme në Shtëpinë e Bardhë. Siç ka bërë edhe më herët, Trump ka hedhur poshtë akuzat se Moska po provon që të përzihet në zgjedhje dhe e akuzoi Clintonin për përpjekje që të anashkalojë diskutimet për emigracionin që nxiti edhe përplasjen e fortë rreth Rusisë. Ai tha se Putini nuk e respekton Clintonin ose Presidentin e SHBA-së, Barack Obama dhe i ka mundur që të dy në secilin hap të mundshëm. Zyrtarët amerikanë kanë akuzuar Moskën për koordinimin e sulmeve kibernetike, përfshirë edhe atë mbi Komitetin Kombëtar Demokrat, përpara zgjedhjeve. Kremlini vazhdimisht i ka hedhur poshtë akuzat se qeveria ruse qëndron prapa sulmeve kibernetike dhe se po provon që të përzihet në zgjedhjet e SHBA-së. Gjatë debatit Clinton e akuzoi Rusinë për dorëzimin e informatave të vjedhura tek faqja e hapur e internetit, WikiLeaks, që ka publikuar një numër të emaileve të fushatës së saj. wikiLeaks më 15 Tetor ka publikuar transkriptet e hakuara të fjalimeve të paguara që ajo i ka mbajtur para kompanive të wall Street duke iu shmangur kritikave të drejtpërdrejta për industrinë e fuqishme financiare në SHBA për shkaktimin e krizës financiare me 2008. Debati në Unversitetin e Las Vegasit, Nevada, u zhvillua në kohën e dobësimit të mbështetjes për Trumpin nga votuesit, që prej 8 tetorit kur u publikuan regjistrimet e vitit 2005 ku ai shihet duke bërë komente fyese dhe vulgare për gratë. Një numër i grave kanë folur publikisht që atëherë dhe e kanë akuzuar Trumpin për sulme seksuale ndaj tyre. Trump ka vazhduar që t’i kundërshtojë fuqishëm akuzat gjatë debatit, duke i cilësuar ato si “marrëzi. Ato rrëfime janë plotësisht të pavërteta, tha Trump. Unë madje nuk i kam kërkuar falje as gruas sime që është ulur në sallë, sepse nuk kam bërë gjë. Clinton iu përgjigj duke cituar sulmet e Trump që i ka bërë ndaj akuzueseve të tij, tha se kundërshtari i saj mendon se nënçmimi i grave e bën atë më të madh.

 

Tags