Vazhdon vrasja e myslimanëve në Mianmar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i32071-vazhdon_vrasja_e_myslimanëve_në_mianmar
Myslimanët Ruhingia në Mianmar dhe grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë deklaruar se numri i viktimave gjatë operacioneve ushtarake të ushtrisë së këtij vendi në veriperëndim të Mianmarit është shumë më i madh se sa numri i deklaruar nga autoritetet qeveritare dhe një numër i madh i viktimave janë qytetarë civilë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 22, 2016 05:03 Europe/Tirane
  • Vazhdon vrasja e myslimanëve në Mianmar

Myslimanët Ruhingia në Mianmar dhe grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë deklaruar se numri i viktimave gjatë operacioneve ushtarake të ushtrisë së këtij vendi në veriperëndim të Mianmarit është shumë më i madh se sa numri i deklaruar nga autoritetet qeveritare dhe një numër i madh i viktimave janë qytetarë civilë.

Kanali informativ Asia njoftoi se autoritetet qeveritare të Mianmarit pretendojnë se operacionet ushtarake kundër autorëve të një sulmi të armatosur që u krye më 9 tetor kundër një baze ushtarake në kufi me Bangladeshin, janë duke u kryer me precizitet dhe me program të caktuar më parë, mirëpo banorët e këtyre rajoneve kanë deklaruar se forcat e sigurisë së Mianmarit po vrasin civilët dhe po djegin shtëpitë.  Vlen të theksohet se gjatë një sulmi të armatosur të kryer më 9 tetor kundër një baze ushtarake të ushtrisë së Mianmarit në kufi me Bangladeshin janë vrarë disa ushtarë të Mianmarit dhe ushtria e këtij vendi ka akuzuar myslimanët Ruhingia për kryerjen e këtij sulmi  dhe për këtë qëllim ka filluar ofensivë të re kundër tyre. Ndërkohë që myslimanët Ruhingia kanë hedhur poshtë këtë pretendim të Mianmarit.