UNICEF: 4 mijë persona janë larguar nga Mosuli
https://parstoday.ir/sq/news/world-i32398-unicef_4_mijë_persona_janë_larguar_nga_mosuli
Fondi i OKB për fëmijët (UNICEF) bëri të ditur se që nga fillimi i operacionit të ushtrisë irakiane për çlirimin e Mosulit, nga ky qytet janë larguar mbi 4 mijë persona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 23, 2016 15:07 Europe/Tirane
  • UNICEF: 4 mijë persona janë larguar nga Mosuli

Fondi i OKB për fëmijët (UNICEF) bëri të ditur se që nga fillimi i operacionit të ushtrisë irakiane për çlirimin e Mosulit, nga ky qytet janë larguar mbi 4 mijë persona.

Peter Howkins, përfaqësues i UNICEF në Irak, deklaroi se kushtet në një nga kampet e refugjatëve në afërsi të Mosulit janë “shumë të këqija”. Ai shtoi se ekipet e UNICEF-it kanë dërguar ujë, ushqime, medikamente dhe mjete të tjera të nevojshme në zonat ku janë tubuar refugjatët, por kjo agjensi nuk mund të plotësojë nevojat e të gjithë refugjatëve. Përfaqësuesi i UNICEF në Irak tha se kjo agjensi ka dërguar edhe vaksina të ndryshme për fëmijët dhe shtoi se kjo agjensi synon të ndihmojnë mbi 784 mijë persona në veri të Irakut, nga të cilët 500 mijë fëmijë.