Transferohen rreth 200 refugjatë nga Franca në Angli
Drejtori i përgjithshëm i shoqatës “Mbrojtësit e të drejtave të azilkërkuesve dhe refugjatëve” në Francë, ka njoftuar se nga Franca në Angli janë transferuar rreth 200 refugjatë të kampit Kale.
Sipas ueb sajtit të gazetës franceze Le Figaro, Pierre Henry, drejtori i përgjithshëm i shoqatës “Mbrojtësit e të drejtave të azilkërkuesve dhe refugjatëve” në Francë, ka njoftuar se 194 refugjatë gjatë kësaj jave janë transferuar nga kampi i vendosur në qytetin Kale, në veri të Francës në Angli. Ai ka thënë se në mesin e këtyre 194 refugjatëve, 141 kanë të drejtë për të hyrë në Angli dhe që të bashkohen me familjet e tyre dhe 53 prej tyre janë të mitur dhe nuk kanë mbrojtje ligjore në Francë. Drejtori i përgjithshëm i shoqatës “Mbrojtësit e të drejtave të azilkërkuesve dhe refugjatëve” në Francë po ashtu ka thënë se 39 fëmijë refugjatë sot kanë lëshuar kampin Kaleh për t’u bashkuar me familjet e tyre.