Irani dhe Bosnja dhe Hercegovina nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi
Një memorandum mirëkuptimi për zgjerimin e bashkëpunimeve tregtare dhe investimeve mes Iranit dhe Bosnjës dhe Hercegovinës është nënshkruar gjatë një takimi të presidentit të Republikës Islamike të Iranit dhe presidentit të Bosnjës dhe Hercegovinës në Teheran.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Jazdani, zv/ministri i industrisë, minierave dhe tregtisë së Iranit si përfaqësues i Iranit dhe Mirko Saroviç, ministri i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtisë së jashtme si përfaqësues i Bosnjës dhe Hercegovinës, kanë nënshkruar këtë memorandum për bashkëpunim tregtar dhe investim gjatë një takimi të zhvilluar të martën. Vlen të theksohet se Bakir Izetbegoviç, kryetari i këshillit presidencial të Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili dje pasdite ka arritur për një vizitë në Teheran, sot në mëngjes është pritur në një ceremoni zyrtare nga presidenti iranian z. Hasan Ruhani.