Populli i Amerikës i pakënaqur nga kandidatët e zgjedhjeve presidenciale
(last modified Tue, 25 Oct 2016 11:09:38 GMT )
Tetor 25, 2016 13:09 Europe/Tirane
  • Populli i Amerikës i pakënaqur nga kandidatët e zgjedhjeve presidenciale

Sondazhet më të fundit në Amerikë tregojnë pakënaqësinë e madhe të qytetarëve ndaj kandidatëve kryesor për zgjedhje presidenciale të partisë Demokrate dhe Republikane.

Faqja informative Real Clear Politics njoftoi se dy javë para zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, niveli i pakënaqësisë së qytetarëve amerikanë ndaj dy kandidatëve kryesor të zgjedhjeve akoma është mbi 50 %. Në vlerësimet më të fundit të Real Clear Politics, Hillari Klinton, kandidatja e demokratëve dhe Donald Trump, kandidati i republikanëve sipas radhës me 53.7% dhe me 60.9% përballen me humbjen e simpatisë. Sipas këtij sondazhi, Hillari Klinton gëzon një simpati me 43.1% dhe Donald Trump gëzon një simpati me 35.7% tek qytetarët amerikanë. Kjo është në kohën kur nga aspekti strukturës dypartiake në Amerikë, duket e pamundur që kandidatët e tjerë të mund të fitojnë ndonjë pozitë të rëndësishme në zgjedhje.

Tags