Përfaqësuesi i Anglisë: Marrëdhëniet e Evropës me Iranin, janë të domosdoshme
Një përfaqësues i Anglisë në Parlamentin e Evropës ka deklaruar se marrëdhëniet e Iranit dhe Bashkimit Evropian janë të domosdoshme për t'i dhënë fund luftës në Siri dhe në Jemen.
Faqja informative Pars Today njoftoi se Riçard Hoit, përfaqësuesi i Anglsië në Parlamentin e Evropës, të martën tha se marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Iranin përveçse janë të dobishme për popujt e të dy vendeve, ato janë të domosdoshme për tu dhënë fund luftërave dhe konflikteve në rajonin e Lindjes së Mesme. Riçard Hoit pas mbledhjes së Parlamentit të Evropës për të votuar në lidhje me strategjinë e BE ndaj Iranit, theksoi se marrëveshja bërthamore e Iranit me Grupin 5+1, konsiderohet fitore e diplomacisë evropiane. Ai në vazhdim gjithashtu theksoi se evropianët duhet të zbatojnë angazhimet e premtuara nga evropianët në bazë të marrëveshjes bërthamore me Republikën Islamike të Iranit. Parlamenti i Evropës të martën me miratimin e një rezolute të quajtur Strategjia e BE ndaj Iranit pas marrëveshjes bërthamore", synon normalizimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimeve afatgjate me Republikën Islamike të Iranit.