Plani i republikanëve të Kongresit për shtyrjen e sanksioneve kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i32785-plani_i_republikanëve_të_kongresit_për_shtyrjen_e_sanksioneve_kundër_iranit
Krerët e republikanëve në Kongres kanë në plan që deri në gjysmën e muajit të ardhshëm të miratojnë një ligj për shtyrjen e sanksioneve kundër Iranit edhe për 10 vjet të tjera.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 26, 2016 15:02 Europe/Tirane
  • Plani i republikanëve të Kongresit për shtyrjen e sanksioneve kundër Iranit

Krerët e republikanëve në Kongres kanë në plan që deri në gjysmën e muajit të ardhshëm të miratojnë një ligj për shtyrjen e sanksioneve kundër Iranit edhe për 10 vjet të tjera.

Një prej asistentëve të Kongresit ka thënë se në bazë të ligjit (ISI) të sanksioneve, Amerika me pretekstin e programit bërthamor dhe raketor, mund të sanksionojë Iranin në fushën e tregtisë, energjisë, industrisë mbrojtëse dhe në sistemin bankar. Fati i këtij ligji do të përcaktohet pas zgjedhjeve presidenciale të 8 tetorit dhe pas kthimit të kongresmenëve në Uashington më 14 dhjetor. Plani për shtyrjen e sanksioneve kundër Iranit do të prezantohet në kongres nga Ed Ros kreu i republikanëve në komitetin për marrëdhëniet me jashtë në Kongresin Amerikan.  Plani parashikon shtyrjen e sanksioneve edhe për 10 vjet të tjera, por nuk dihet se çfarë vendimi do të marrin demokratët në Senat. Ndërkohë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Ernest nuk i është përgjigjur interesit të gazetarëve nëse Barak Obama do të përdorë veton kundër këtij ligji apo jo. Qeveria e Obamës i ka kërkuar Kongresit të mos veprojë për vendosjen e sanksioneve kundër Iranit, sepse qeveria amerikane mund të ndërmarrë këtë hap vetëm në rast se Irani nuk zbaton marrëveshjen bërthamore. Duke qenë se Shtëpia e Bardhë është kundër këtij planit, atëherë demokratët do ta kundërshtojnë atë në Senat dhe mungesa e votës së 60 senatorëve do ta vështirësojë procesin e miratimit. Republikanët në Senat kanë vetëm 54 vota dhe për këtë ata kanë nevojë të marrin pëlqimin dhe aprovimin e demokratëve. Irani dhe grupi 5+1 kanë arritur marrëveshjen bërthamore në Vjenë dhe në bazë të saj u hoqën sanksionet e vendosura kundër Iranit. Republikanët në Kongres që nga koha e nënshkrimit të marrëveshjes janë munduar të nxjerrin ligje kundër Iranit për të dobësuar marrëveshjen në fjalë.