Irani dhe BE, strategji e re për bashkëpunim
https://parstoday.ir/sq/news/world-i32860-irani_dhe_be_strategji_e_re_për_bashkëpunim
Teherani këto ditë ka pritur disa delegacione nga vendet evropiane gjë e cila tregon për një strategji të re në marrëdhëniet mes Republikës Islamike të Iranit dhe BE.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 27, 2016 06:18 Europe/Tirane
  • Irani dhe BE, strategji e re për bashkëpunim

Teherani këto ditë ka pritur disa delegacione nga vendet evropiane gjë e cila tregon për një strategji të re në marrëdhëniet mes Republikës Islamike të Iranit dhe BE.

Vizita e presidentit të Finlandës në Teheran njëkohësisht me miratimin e strategjisë së re të BE lidhur me Iranin, tregon hapjen e një faqeje të re në marrëdhëniet mes Republikës Islamike të Iranit dhe vendeve evropiane. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka mirëpritur rezolutën e normalizimit të marrëdhënieve të BE me Iranin dhe tha se kjo rezolutë tregon vullnetin e mirë të këtij unionit për zgjerimin e marrëdhënieve dhe lidhjeve me Iranin. Behram Kasemi sa i përket rezolutës për normalizimin e marrëdhënieve mes BE dhe Iranit tha se kjo rezolutë tregon vullnetin pozitiv të Evropës për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Iranin në të gjitha fushat. Zëdhënësi Kasemi tha se rezoluta e nxjerrë nga PE flet për rolin e rëndësishëm dhe me ndikim ndërkombëtar dhe rajonal të Iranit në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe thekson domosdoshmërinë e angazhimit konstruktiv të Iranit në zgjidhjen e kontesteve të rajonit dhe në luftën kundër terrorizmit dhe sidomos kundër ISIS dhe grupeve të tjera terroriste, si dhe në zgjerimin e marrëdhënieve në fusha të ndryshme si politike, ekonomike, të energjisë, shkencore, arsimore, hulumtuese dhe të ambientit.  Kasemi tha se Irani në periudhën pas heqjes së sanksioneve pret nga PE që të lë mënjanë lojërat propaganduese dhe të paraqesë rrugë të qarta për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit tha se duhet hequr dorë nga qëndrimet e seleksionuara mbi çështjen e të drejtave të njeriut dhe tha se Republika Islamike e Iranit është e gatshme që me anë të bisedimeve dhe në një ambient të qetë dhe jo polemik të parashtrojë pikëpamjet e fesë islame në çështjen e të drejtave të njeriut dhe është e gatshme që të bashkëpunojë për afrimin e pikëpamjeve me të tjerët. Më herët një përfaqësues i Anglisë në Parlamentin e Evropës ka deklaruar se marrëdhëniet e Iranit dhe Bashkimit Evropian janë të domosdoshme për t'i dhënë fund luftës në Siri dhe në Jemen. Riçard Hoit, përfaqësuesi i Anglisë në Parlamentin e Evropës, të martën tha se marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Iranin përveçse janë të dobishme për popujt e të dy vendeve, ato janë të domosdoshme për tu dhënë fund luftërave dhe konflikteve në rajonin e Lindjes së Mesme. Riçard Hoit pas mbledhjes së Parlamentit të Evropës për të votuar në lidhje me strategjinë e BE ndaj Iranit, theksoi se marrëveshja bërthamore e Iranit me Grupin 5+1, konsiderohet fitore e diplomacisë evropiane. Ai në vazhdim gjithashtu theksoi se evropianët duhet të zbatojnë angazhimet e premtuara në bazë të marrëveshjes bërthamore me Republikën Islamike të Iranit. Parlamenti i Evropës të martën me miratimin e një rezolute të quajtur Strategjia e BE ndaj Iranit pas marrëveshjes bërthamore", synon normalizimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimeve afatgjate me Republikën Islamike të Iranit. Bashkëpunimi mes Iranit dhe BE është e i rëndësishëm edhe për nga fakti se Amerika pas nënshkrimit dhe zbatimit të marrëveshjes bërthamore vazhdon të kërkojë ruajtjen e regjimit të sanksioneve kundër Iranit. Amerika me anë të politikave të saj të propagandës kundër Iranit me anë të pretendimeve si shkelja e të drejtave të njeriut dhe gjoja se kapaciteti raketor i Iranit përbën rrezik, kërkon të ruajë regjimin e sanksioneve kundër Iranit dhe t’i shtojë akoma më shumë këto sanksione. Ndërkohë BE duke ndjekur politikat e Amerikës gjatë dekadës së kaluar vetëm sa ka humbur rastet dhe mundësitë dhe ka pësuar dëme të shumta.