Protesta në Londër kundër vizitës së mbretit të Bahrejnit
Me dhjetëra aktivistë bahrejnas të të drejtave të njeriut janë ngritur në protesta në Londër për të kundërshtuar vizitën e mbretit Hamd Bin Isa Al Khalifa në Angli.
Protestat janë organizuar njëkohësisht me takimin e mbretit të Bahrejnit me kryeministren e Anglisë Theresa May. Të pranishmit në këto protesta kanë hedhur slogane kundër mbretit bahrejnas Hamd Bin Isa Al Khalifa. Ata kërkuan që Anglia tu japë fund mbështetjeve politike dhe me armatime të saj për regjimin despotik Al Khalifa në Bahrejn. Sipas dëshmitarëve okularë gjatë përpjekjeve të protestuesve për të penguar lëvizjen e lirë të automjetit që shoqëronte mbretin e Bahrejnit, policia arrestuar dy aktivistë të të drejtave të njeriut. Vlen të theksohet se Bahrejni prej 14 shkurtit 20111 përballet me protesta popullore kudër regjimit Al Khalifa, në të cilat populli kërkon liri, drejtësi dhe demokraci. Këtyre protestave regjimi Al Khalifa u është përgjigjur duke përdorur forcën dhe duke arrestuar aktivistët paqësore të të drejtave të njeriut duke arrestuar liderët opozitarë siç ishte rasti i heqjes së shtetësisë për Ajetollah Sheik Isa Kasem.