A po manipulohen zgjedhjet presidenciale në SHBA përmes sondazheve?
(last modified Fri, 28 Oct 2016 05:30:41 GMT )
Tetor 28, 2016 07:30 Europe/Tirane
  • A po manipulohen zgjedhjet presidenciale në SHBA përmes sondazheve?

Një nga pyetjet më të rëndësishme që duhet shtruar është se, a është duke vepruar njëjtë kandidatja e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të SHBA, Hillary Clinton, sikurse veproi edhe në zgjedhjet brenda partisë me Bernie Sanders?

Sondazhet e fundit tregojnë se diferenca që vazhdimisht kishte Clinton përballë Trump është duke u zvogëluar. Sipas një sondazhi të fundit të kryer nga CNN, rezultatet e të cilit u publikuan të hënën, ish-sekretarja amerikane e shtetit gëzon mbështetjen e 49 % të votuesve, ndërsa miliarderi Donald Trump të 44 %. Kandidati liberal Gary Johnson gëzon 3 për qind mbështetje të votuesve të mundshëm, ndërsa kandidati i Partisë së Gjelbër Jill Stein ka 2 për qind. Mirëpo sipas praktikës së zgjedhjeve amerikane, gara forcohet në fund. Është me të vërtetë e vështirë të imagjinohet se ka ndonjë fluks në këto zgjedhje, siç përkrahësit e të dyja palëve absolutisht urrejnë tjetrin. Me Obama dhe Romney, apo edhe Gore dhe Bush, shumë prej çështjeve u ndanë dhe votimi është bërë shpesh në personalitetet apo natyrën historike të presidentit të parë të zi, pa marrë parasysh se cili kishte më shumë përkrahës partiakë. Këto zgjedhje janë më të polarizuara se kurrë. Fjalori midis dy kandidatëve shpesh ka rrëshqitur në shfaqjen e urrejtjes nga të dy kandidatët. Clinton vazhdimisht gjatë përballjes me kundërkandidatin e saj, ka tentuar që të veprojë njëjtë sikurse veproi në garën brenda partisë demokratike, e cila eliminoi të gjithë kundërkanditatët e saj, me qëllim që të mbetet e vetme në garë dhe që ta ketë më të lehtë fitoren. Por një gjë është e sigurt se, sondazhet janë duke u manipuluar dhe nuk po dëshmojnë situatën reale e cila ka mbretëruar gjatë gjithë fushatës, sepse votuesit amerikanë ndoshta do ta kenë rastin më të vështirë në histori të vendosin për kënd do të votojnë, sepse alternativat e tyre nuk janë të shëndosha.

 

 

 

Tags