Erdogan vazhdon spastrimet: Dëbohen 10 mijë punonjës shtetërorë
Tetor 30, 2016 13:26 Europe/Tirane
Autoritetet turke kanë shkarkuar më shumë se 10 000 funksionare shtesë në kuadër të hetimeve të hapura pas përpjekjes për grusht shteti në korrik, sipas dy dekreteve, që njoftojnë gjithashtu mbylljen e disa dhjetëra mediave.
Gjithsej 10 131 punonjës të shtetit, kryesisht të ministrive të Edukimit, Drejtësisë dhe Shëndetësisë, janë shkarkuar, sipas dekreteve të publikuara në Fletoren Zyrtare. Ndërkohë që shumë funksionarë të tjerë janë prekur më parë nga ky spastrim që prej grushtit të shtetit të 15 korrikut.
Tags