Tensioni bërthamor Amerikë-Rusi në pikë kritike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i33496-tensioni_bërthamor_amerikë_rusi_në_pikë_kritike
Marrëdhëniet SHBA-Rusi kanë rënë në pikën e tyre më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë, mes tensioneve që rezultuan me prishjen e disa pakteve bërthamore si dhe me akuzat ndaj njëri-tjetrin për mashtrim, thonë ekspertët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 31, 2016 15:31 Europe/Tirane
  • Tensioni bërthamor Amerikë-Rusi në pikë kritike

Marrëdhëniet SHBA-Rusi kanë rënë në pikën e tyre më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë, mes tensioneve që rezultuan me prishjen e disa pakteve bërthamore si dhe me akuzat ndaj njëri-tjetrin për mashtrim, thonë ekspertët.

"Unë do të duhet të them se, pa dyshim, kjo është pika më e ulët në marrëdhëniet SHBA-Rusi që nga fundi i Luftës së Ftohtë",  ka thënë Steven Pifer, ekspert për kontrollin e armëve në Institutin Brookings. Marrëdhëniet midis dy superfuqive filluan të përkeqësohen qysh para dy viteve për shkak të  konfliktit në Ukrainë dhe ato ranë në pikë shumë të ulët pas fillimit të fushatës ajrore të Rusisë në Siri, shtoi  Pifer, ish-ambasador amerikan në Ukrainë.  Këtë vit, tensionet kanë vazhduar të rriten kur aeroplanë amerikanë dhe rus fluturuan shumë pranë njëri-tjetrit mbi Balltik dhe kur Washingtoni akuzoi Moskën se po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale të SHBA, shtoi ai. Grindjet mbi çështjet bërthamore janë rritur gjithashtu ndjeshëm në muajt e fundit. Në fillim të këtij muaji, Rusia zhvendosi një bateri të lëshuesve të raketave bërthamore të afta të godasin tre vende baltike, ndërsa zyrtarët amerikanë thanë se ky ishte një gjest i cili ka shkaktuar pakënaqësi tek NATO. Rusia po urdhëron të gjithë zyrtarët e saj për të dërguar në shtëpi të afërmit e tyre nëse jetojnë jashtë vendit duke pasur parasysh tensionet mbi perspektivën e luftës globale. Politikanët dhe personalitetet e larta thuhet se kanë marrë një paralajmërim nga presidenti Vladimir Putin për të sjellë të afërmit e tyre në “Mëmëdhe”, sipas mediave lokale. Ky paralajmërim erdhi pasi Putin anulloi një vizitë të planifikuar për në Francë pas zemërimeve për rolin e Moskës në konfliktin sirian vetëm disa ditë pasi Kremlini kishte lëvizur raketat bërthamore në afërsi të kufirit polak. Bota ka mbërritur në një moment kritik pas përplasjeve mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara’, ka qënë kjo deklarata e ish-liderit Sovjetik, Mikhail Gorbachev, i cili shtoi se pezullimi i dialogut mes palëve ishte një gabim që duhet rekuperuar. 85-vjeçari u shpreh se Moska dhe Uashingtoni duhet të bashkëpunojnë për të zgjidhur disa prej problematikave më të mëdha të momentit, siç janë lufta, kudër terrorizmit, cështjet e ambientit, etj. Gorbatçov tha gjithashtu se bota do të ishte një vend më i mirë pa armë bërthamore, ndërsa theksoi rrezikshmërinë që paraqësin ato. Ish-lideri i tetë dhe i fundit i ish-Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev, e sheh me shqetësimin tensionin gjithnjë e në rritje mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, teksa deklaruar se këtë moment bota ndodhet në një pikë kritike. 85-vjeçari është shprehur se pezullimi i dialogut mes palëve në lidhje me Sirinë ishte një gabim i madh. Sipas Gorbachev, Uashingtoni dhe Moska nuk duhet që t’a ndërpresin bashkëpunimin, ndërkohë që u bëri thirrje palëve për më shumë kooperimin në zgjidhjen e disa prej problematikave më të mëdha botërore, siç është lufta kundër terrorizmit. Mendoj se bota ka arritur në një moment mjaft kritik. Nuk dua të jap projeksione më konkrete, por duhet të them se tensioni që ekziston dhe që është rritur në javët e fundit mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë duhet të ulet. Është e rëndësishme që të rivendoset dialogu, pasi pezullimi i bashkëpunimit për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme ishte dicka mjaft e gabuar”, ishin fjalët e ish-liderit sovjetik. Më tej, Gorbachev foli edhe për armët bërthamore duke u shprehur se ato janë një rrezik për globin. 85-vjeçari nënvizoi se armët bërthamore mund të kthehen shumë shpejt në një katastrofë për njerëzimin, pasi mund të bien në duart e një personi me qëllime të këqija, ose në duart e një të çmenduri apo të një terroristi. Ai shtoi se një botë e denuklearizuar nuk është thjesht një utopi, por dicka që mund të bëhet realitet. Gorbachev u shpreh se vendet ndërkombëtare duhet të angazhohen dhe të bashkëpunojnë për të zgjidhur cështje me rëndësi, sic është lufta kundër-terrorizmin, cështjet e ambientit si dhe parandalimi apo përshkallëzimi i konflikteve.