Obama vendos në pikëpyetje kompetencat e Trump për president
(last modified Wed, 02 Nov 2016 05:57:33 GMT )
Nëntor 02, 2016 06:57 Europe/Tirane
  • Obama vendos në pikëpyetje kompetencat e Trump për president

Presidenti i Amerikës deklaruar se kandidati i republikanëve nuk ka kompetenca për tu bërë president i Amerikës dhe është i papërshtatshëm për të qenë komandant i përgjithshëm i ushtrisë së Amerikës.

Faqja informative Parss Today njoftoi se Barak Obama, presidenti i Amerikës, të martën në një takim në shtetin Ohaio ka kritikuar qëndrimet e Donald Trump, kandidatit republikan për zgjedhje presidenciale të këtij vendi dhe ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit që të bëjnë të gjitha përpjekjet e tyre që Hillari Klinton, kandidatja demokrate të zgjidhet presidente e Amerikës. Obama shtoi se vetëm Hillari Klinton është në këto zgjedhje e cila do ta përkushtojë jetën e saj më mirë për një Amerikë më të mirë. Vlen të theksohet se Barak Obama edhe disa ditë më parë në një intervistë me kanalin televiziv ABC, e ka quajtur Donald Trump si një kandidat më të ndryshëm sepse veprimet dhe qëndrimet e tij politike krijojnë shqetësime të mëdha për të ardhmen e Amerikës.

Tags