Masat ruse kundër veprimeve të NATO-s
https://parstoday.ir/sq/news/world-i33739-masat_ruse_kundër_veprimeve_të_nato_s
Ministri i mbrojtjes i Rusisë ka thënë se vendi i tij është i detyruar që për t’u mbrojtur nga veprimet agresive të NATO-s, të ndërmarrë masat e nevojshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 02, 2016 15:18 Europe/Tirane
  • Masat ruse kundër veprimeve të NATO-s

Ministri i mbrojtjes i Rusisë ka thënë se vendi i tij është i detyruar që për t’u mbrojtur nga veprimet agresive të NATO-s, të ndërmarrë masat e nevojshme.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Sergei Shoigu,  ministër i mbrojtjes i Rusisë, të mërkurën ka thënë se Amerika dhe vendet tjera anëtare të NATO-s kanë stacionuar forca të reja në afërsi të kufijve të Rusisë dhe Bjellorusisë. Shoigu ka deklaruar se NATO vazhdon përpjekjet për të imponuar vullnetin e vetë ndaj vendeve të tjera përmes presioneve ekonomike, politike dhe ushtarake dhe në mënyrë të hapur ka filluar një luftë informative. Ministri rus i mbrojtjes ka shtuar se të gjitha këto veprime të kësaj aleance e detyrojnë Rusinë të ndërmarrë masat e nevojshme për t’a mbrojtur veten.