Aksident hekurudhor në Pakistan, 71 të vdekur e të plagosur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i33802-aksident_hekurudhor_në_pakistan_71_të_vdekur_e_të_plagosur
Dy trena janë përplasur në qytetin Karaçi të Pakistanit, duke lënë të vdekur 17 veta dhe të plagosur rreth 50 të tjerë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 03, 2016 09:44 Europe/Tirane
  • Aksident hekurudhor në Pakistan, 71 të vdekur e të plagosur

Dy trena janë përplasur në qytetin Karaçi të Pakistanit, duke lënë të vdekur 17 veta dhe të plagosur rreth 50 të tjerë.

Pamjet televizive kanë treguar vagona të shkatërruar dhe ekipet e shpëtimit duke nxjerrë viktima. Autoritetet spitalore kanë thënë se në mesin e viktimave ka edhe gra e fëmijë. Pakistani ka një nga infrastrukturat më të këqija hekurudhore në botë. Në muajin shtator, katër veta kanë vdekur dhe 93 të tjerë janë plagosur, si pasojë e përplasjes së një treni të pasagjerëve me një tren mallrash në qytetin Multan të provincës Punxhab.