Për fillimin e Brexit vendos Parlamenti dhe jo qeveria
https://parstoday.ir/sq/news/world-i33832-për_fillimin_e_brexit_vendos_parlamenti_dhe_jo_qeveria
Gjykata e Lartë në Britani ka vendosur t’ia delegojë Parlamentit të drejtën për të vendosur përmes votimit nëse Mbretëria e Bashkuar mund të fillojë procesin e largimit nga Bashkimi Evropian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 03, 2016 13:26 Europe/Tirane
  • Për fillimin e Brexit vendos Parlamenti dhe jo qeveria

Gjykata e Lartë në Britani ka vendosur t’ia delegojë Parlamentit të drejtën për të vendosur përmes votimit nëse Mbretëria e Bashkuar mund të fillojë procesin e largimit nga Bashkimi Evropian.

Kjo do të thotë se qeveria nuk mund të hapë vetë Artikullin 50 të Traktatit të Lisbonës, për nisjen e bisedimeve formale me BE-në. Kryeministrja britanike, Theresa May, ka këmbëngulur se referendumi i 23 qershorit për dalje nga BE-ja dhe fuqia e qeverisë nënkuptojnë se nuk ka nevojë për votën e Parlamentit. Vendimi, që është konsideruar politik, ka të ngjarë të ankimohet dhe të kërkohet një seancë e posaçme gjatë muajit nëntor, sërish në Gjykatën e Lartë. Qeveria britanike pritet të apelojë vendimin e Gjykatës. Analistët thonë se miratimi parlamentar është i nevojshëm për një ndryshim të tillë themelor që do ndikon në jetën e miliona qytetarëve në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas tyre, në qoftë se ministrat do të marrin vendime për Brexit, ata kështu do të minojnë sovranitetin e së drejtës.