NATO përkrah Malin e Zi
(last modified Thu, 03 Nov 2016 18:18:21 GMT )
Nëntor 03, 2016 19:18 Europe/Tirane
  • NATO përkrah Malin e Zi

Zv/sekretarja e përgjithshme e NATO-s deklaroi se megjithë kundërshtimet e forta të Rusisë, procesi i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO do të realizohet sipas programit.

Rose Gottemoeller, zv/sekretare e përgjithshme e NATO-s, deklaroi se pas miratimit të 28 vendeve anëtare të NATO-s, Mali i Zi në pranverën e vitit 2017 do të bëhet anëtar i aleancës ushtarake veri-atlantike. Nga ana tjetër, vazhdojnë përpjekjet për krijimin e qeverisë së re në Mal të Zi. Partia Demokratike e Socialistëve të Malit të Zi (PDS) dhe mandatari i konfirmuar Dushko Markoviq, e përfunduan raundin e parë të bisedimeve me partitë e pakicave dhe me Socialdemokratët për formimin e kabinetit të ri qeveritar, transmeton Tanjug. Duke iu referuar burimeve nga PDS, mediat malazeze lajmërojnë se Qeveria mund të formohet deri më 15 nëntor. Deri tani janë zhvilluar vetëm bisedime parimore për ndarjen e dikastereve, ndërsa marrëveshje më konkrete për ndarjen e roleve në pushtetin ekzekutiv do të publikohet pasi që më 7 nëntor do të formohet Parlamenti i ri dhe presidenti Filip Vujanoviq edhe zyrtarisht Markoviq do t’ia dorëzojë mandatin për formimin e Qeverisë, shkruan gazeta “Pobjeda”.

 

Tags