Njësi të blinduara amerikane vendosen në Evropën Lindore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i33937-njësi_të_blinduara_amerikane_vendosen_në_evropën_lindore
Mediat ruse kanë bërë të ditur se njësi të blinduara amerikane të përbëra nga dhjetëra trupa ushtarake janë vendosur në Evropën Lindore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 04, 2016 12:35 Europe/Tirane
  • Njësi të blinduara amerikane vendosen në Evropën Lindore

Mediat ruse kanë bërë të ditur se njësi të blinduara amerikane të përbëra nga dhjetëra trupa ushtarake janë vendosur në Evropën Lindore.

Agjencia e lajmeve Sputnik ka njoftuar sot se ushtria amerikane synon mbështetjen e operacioneve “Vendosmëria e Atlantikut” për zgjidhjen e krizës në Ukrainë. Sipas këtij raporti, është vendosur që njësia dhjetë e forcave ajrore amerikane të vendoset në Gjermani, njsia dhjetë e forcave të blinduara amerikane të vendoset në Poloni dhe vende tjera të Baltikut. Këto njësi do të përbehen edhe  nga 4000 trupa ushtarake amerikane. Amerika, Britania dhe Kanadaja në samitin e fundit në Bruksel kanë vendosur shtimin e pranisë së avionëve luftarake dhe të njësive të blinduara në Evropën Lindore dhe në shtetet baltike. Britania ka vendosur avionë luftarakë në Rumani. Kjo është prania më e madhe ushtarake e NATO-s në afërsi të kufijve të Rusisë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.