Britania e Madhe vrasëse, slogani i rusëve protestues
https://parstoday.ir/sq/news/world-i34030-britania_e_madhe_vrasëse_slogani_i_rusëve_protestues
Thirrja e ministrit të jashtëm të Anglisë për organizimin e protestave kundër Rusisë në Londër dhe ngritjen e një aktakuze kundër Moskës në gjykatën ndërkombëtare të krimeve të luftës, ka ngjallur irritimin e rusëve të cilët janë ngritur në protesta përballë ambasadës së Anglisë në Moskë me thirrjet “ Britania e Madhe vrasëse”.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 05, 2016 05:46 Europe/Tirane
  • Britania e Madhe vrasëse, slogani i rusëve protestues

Thirrja e ministrit të jashtëm të Anglisë për organizimin e protestave kundër Rusisë në Londër dhe ngritjen e një aktakuze kundër Moskës në gjykatën ndërkombëtare të krimeve të luftës, ka ngjallur irritimin e rusëve të cilët janë ngritur në protesta përballë ambasadës së Anglisë në Moskë me thirrjet “ Britania e Madhe vrasëse”.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, me qindra protestues rusë janë mbledhur përballë ambasadës së Anglisë në Moskë duke mbajtur në duar pankarta ku shkruheshin : Anglia vrasëse e popullit libian” dhe Britania e Madhe vrasëse”. Pjesëmarrësit në këto protesta janë dënuar vrasjen e qindra civilëve libianë gjatë agresionit të Anglisë në Libi si dhe dënuan politikat anti-siriane të qeverisë angleze dhe politikat e Londrës që kanë krijuar përleshje të armatosura në Lindjen e Mesme. Ky është aktiviteti i dytë i aktivistëve rusë kundër politikave të Anglisë.