Erdogan u kërkon mediave t'i binden atij
Nëntor 05, 2016 12:04 Europe/Tirane
Organizata Reporterët pa kufij kanë thënë se presidenti turk Rexhep Taip Erdogan po kërkon nga mediat që t'i binden atij.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, organizata Reporterët pa kufij ka thënë se Erdogan po abuzon me ligjin antiterrorizëm, duke ndjekur penalisht gazetarët në Turqi. Erdogan njëkohësisht me përdorimin e të gjitha mjeteve politike dhe ekonomike, po synon të kontrollojë të gjitha kanalet televizive turke. Gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në korrik të 2016 (pas grusht shtetit), i ka ofruar mundësinë qeverisë turke të arrestojë një numër të madhe të gazetarëve si dhe të mbyllë mbi 100 gazeta, revista, televizione dhe radio stacione.
Tags