Trump më shumë gjasa për fitore
(last modified Sat, 05 Nov 2016 19:42:30 GMT )
Nëntor 05, 2016 20:42 Europe/Tirane
  • Trump më shumë gjasa për fitore

Ndërsa sondazhet sugjerojnë se kandidati republikan Donald Trump po i rrit mbështetjet, Hillary Clinton po e përqendron fushatën e saj në shtetet qe konsiderohen të sigurta për demokratet.

Në fakt, tashmë që zgjedhjet janë vetëm pak ditë larg të dyja palët po përpiqen më shumë të bindin përkrahësit e tyre të votojnë se sa të ndikojnë tek të pavendosurit. Të premten, të dy kandidatët zhvilluan tubime elektorale në Ohajo dhe Pensilvani, dy shtete që mund të rezultojnë vendimtare në 8 nëntor. Manjati i pasurive të paluajtshme u tha mbështetësve në Nju Hemshire se rivalja e tij kërkon të rrisë me 550 përqind numrin e refugjatëve të lejuar në SHBA. Sipas sondazheve, Trump kryeson në Ohajo, ndërsa rivalja e tij prin me një diferencë të lehtë në Pensilvani. Deri më tani, 37 milionë njerëz e kanë thënë fjalën e tyre përmes votimit të hershëm. Autoritetet amerikane parlajmëruan të premten, ër sulme të mundshme terroriste një ditë përpara zgjedhjeve, ku shënjestra të mundshme mund të jene Nju Jorku, Teksasi dhe Virxhinia. Gjithsesi një zëdhënës tha se nuk kishin specifika për kërcënimin dhe se situata po vlerësohej me kujdes.

 

Tags