Demokratët dhe situata e rënduar në zgjedhjet presidenciale në Amerikë
(last modified Mon, 07 Nov 2016 07:31:25 GMT )
Nëntor 07, 2016 08:31 Europe/Tirane
  • Demokratët dhe situata e rënduar në zgjedhjet presidenciale në Amerikë

Kandidatja demokrate Hillary Clinton po bën përpjekje të mëdha për të rritur fitoren në zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit në Amerikë.

Nga ana tjetër rezultatet e sondazheve më të fundit tregojnë se Donald Trump ka një epërsi të vogël kundrejt rivales së tij Clinton. Shënjestra e Donald Trumpit në dy ditët e fundit përpara zgjedhjeve do të jenë shtetet demokrate. Plani i Trumpit është të vizitojë 3 bastione të hershme të kundërshtarëve: Pensilvaninë, Michiganin dhe Minesotën, të cilat nuk votojnë për republikanët që prej vitit 1972. “Do të shkojmë në ato vende, që i quanin dikur fortesa të demokratëve. Aty ku tani, ne ose jemi në pozita të barbarta, ose në kryesim. Do të shkojmë në Minesotën, që tradicionalisht nuk ka qenë republikane”, tha Trump. Mbrëmjen e së shtunës, miliarderi u largua me nxitim nga foltorja e tubimit elektoral në Reno të Nevadës prej agjentëve të shërbimit sekret. Trumpi rreshti së foluri, kur pa diçka në mes të publikut, por u kthye në platformë pak minuta më vonë. Fjalimin, ai e rinisi me këto fjalë. “Askush s’e ka thënë që do të ishte e lehtë për ne. Dua t’i përcjell shërbimit sekret falënderimet e mia”. Personi në qendër të incidentit, 33-vjeçari Austyn Crites po mbante në duar një pankartë, ku shkruhej “Republikanët kundër Trumpit”, kur oficerët e sigurisë e rrëzuan në tokë. Crites thotë se ka qenë duke protestuar qetësisht, por dikush nga turma bërtiti se ai kishte një armë dhe atëherë nisi paniku. Një pjesë e njerëzve u shtrinë në tokë, të tjerë vrapuan të largoheshin. Por edhe pse policia e kontrolloi imtësisht të gjithë vendin, aty nuk u gjet asnjë armë. Anketimet e reja tregojnë se, rreth 33 milionë amerikanë, apo një e katërta e elektoratit kanë votuar tashmë për presidentin e ardhshëm. Clintoni, sipas tyre, vazhdon të kryesojë në shtetet kyçe, por që prej ndërhyrjes së FBI-së, diferenca e saj me Trumpin është tkurrur ndjeshëm. Zyra federale e hetimeve apo FBI nuk gjeti prova veprimesh kriminale në e-mailet e reja të Hillary Clinton. Në një letër dërguar anëtarëve të Kongresit, drejtori i FBI-së James Comey tha se agjencia kishte përfunduar rishikimin e emaileve të reja dhe nuk kishte gjetur asgjë që të ndryshonte pozicionin e saj. Në korrik, Comey tha se Clinton ishte treguar e pakujdesshme, por nuk kishte bërë asnjë krim në manaxhimin e materialeve sekrete në serverin e saj provat të postës elektronike ndërsa ishte sekretare e shtetit. Por çështja u ndez sërish kur FBI tha se kishte zbuluar emaile të reja që mund të kishin lidhje me hetimin e mëparshëm. Emailet e reja u gjetën në laptopin e Anthony Ëeiner, ish-bashkëshorti i një prej këshilltareve më të afërta të Clintonit. "Bazuar në rishikimin tonë, ne nuk kemi ndryshuar përfundimet që u shprehën në korrik në kuadër të çështjes së zonjës Klinton”-shkruan Comey në letrën e dërguar ditën e dielë kongresit. Në një letër të ngjashme muajin e shkuar, Comey lajmëronte ligjvënësit amerikanë se hetimi për Clinton ishte rihapur, diçka që tronditi garën drejt shtëpisë së bardhë dhe i dha forcë fushatës së republikanit Donald Trump.

 


 

Tags