Përgjigje ndaj shumë pyetjeve në lidhje me zgjedhjet presidenciale në Amerikë
(last modified Mon, 07 Nov 2016 14:29:13 GMT )
Nëntor 07, 2016 15:29 Europe/Tirane
  • Përgjigje ndaj shumë pyetjeve në lidhje me zgjedhjet presidenciale në Amerikë

Të martën, në Amerikë do të organizohen zgjedhjet presidenciale. Sistemi zgjedhore i Amerikës është nëpërmjet votave jo të drejtpërdrejta, prandaj me këtë rast synojmë të flasim rreth procesit të këtij sistemi dhe të paraqesim disa pyetje e përgjigje në lidhje me këtë. Agjencia e lajmeve Press Association në vazhdim është munduar tu japë përgjigjeje disa pyetjeve si në vijim:

Në ditën e zgjedhjeve më tetë nëntor, çfarë do të ndodhë?

Zonat zgjedhore në do të fillojnë punën në kohë të ndryshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në shumë prej shteteve dhe është parashikuar që në shumë shtete një e treta e qytetarëve amerikanë para tetë nëntorit kanë arritur të hedhin votën e tyre në kutitë e votimit.

Çfarë ndodhë pas mbylljes së kutive të votimit?

Kanalet kryesore televizive të Amerika do të shpallin votat e fituara e Hillari Klinton, kandidates demokrate ose të Donald Trumb, kandidatit republikan. Shumica e shteteve të Amerikës ashtu si në çdo zgjedhje të tjera, zhvillojnë votimet dhe menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, deklarojnë rezultatin. Për shembull thuhet se Nju Jorku dhe Kalifornia ka votuar për demokratët dhe Luziana dhe Tensi për demokratët.  

Vota e cilit shtet do të deklarohet më parë?

Qendrat zgjedhore në shtetet Indiana dhe Kontaki mbyllën në ora 23:00 sipas kohës së Anglisë. Këto dy shtete janë pro republikanëve dhe me siguri së pari do të shpallen votat e Donald Trump. Qendrat zgjedhore në shtetet e tjera do të shpallen me një ndryshim kohor disa orë do të thotë në ora 04:00 të ditës së mërkurë sipas kohës së Anglisë.

Vota e cilave shtete është e rëndësishme?

Shtetet e quajtura "Swing States" në të cilat rivaliteti i republikanëve dhe demokratëve është shumë i afërte. Klinton dhe Trump, të dy të paktën do të fitojnë votat e disa prej këtyre shteteve. Në vazhdim të orës së mbylljes së qendrave të votimit sipas kohës së Anglisë, deklarohet: "Florida dhe Nju Hampshair mbyllë qendrat e votimit në ora 24:00 të martën, Karolina Veriore dhe Ohaio mbyll qendrat e votimit në ora 00:30 të mërkurën. Arizona dhe Kolorado mbyll qendrat e votimit në ora 02:00 të mërkurën, Ohaio dhe Novada mbyll qendrat e votimit në ora 03:00 të mërkurën".

Tani cili prej kandidatëve prin në këto shtete të rëndësishme?

Sondazhet tregojnë se Hillari Klinton prin në shumicën e shteteve, mirëpo ky dallim nuk është edhe aq shumë i madh. Ajo në krahasim me Trump ndodhet në një rrugë më të lehtë drejt fitore. Ajo nëse do të mund të fitojë votat e të gjitha shteteve pro demokrate, atëherë një fitore në shtetin e Floridës mjafton që ajo të arrijë në destinacionin e fundit. Donald Trump gjithashtu ka nevojë të fitojë votën e të gjitha shteteve të quajtura "Swing States" që të dalë fitues në këto zgjedhje.

Një kandidat për sa kolegje zgjedhore ka nevojë që të shpallet fitues?

Për 270 vota elektorale.

Çfarë është vota elektorale?

Çdo shtet duke marrë parasysh numrin e popullsisë, ka numër të ndryshëm të votave elektorale. Kalifornia nga aspekti i numrit të popullsisë, konsiderohet shteti më i madh, prandaj ka 55 vota elektorale dhe në anën e kundërt një shtet me numër më të vogël të popullsisë siç është shteti Montana ka vetëm tre vota elektorale. Nëse një kandidat mund të fitojë votën popullore në një shtet, atëherë të gjitha votat elektorale e atij shteti shkojnë në llogarinë e tij. Për shembull tani sondazhet tregojnë se Klinton në shtetin e Floridas është para Trump në një nivel 47 % me 45 %. Nëse në ditën e zgjedhjes do të përsëritet ky rezultat, atëherë Klinton do të fitojë të gjitha 29 votat e kolegjit zgjedhor në shtetin e Floridas.

Në çfarë kohe përcaktohet se kush është presidenti i ardhshëm i Amerikës?

Në Klinton ose Trump do të fitojë lehtë në zgjedhje, kjo çështje do të shpallet rreth orës 04:00 në ditën e mërkurë. Nëse konkurrenca do të jetë e afërt, duhet pritur deri në mbledhjen e votave të shteteve të tjera do të thotë deri paraditen e ditës së mërkurë. Megjithëkëtë, nëse vota e disa shteteve "Swing States" do të jetë shumë e afërt mes dy kandidatëve, atëherë rinumërimi i votave dhe sfidat juridike mund të zgjasin punën edhe për disa ditë ose për disa javë, ashtu siç ndodhi në vitin 2000 në shtetin e Floridas.

Si shpallet fituesi?

Zakonisht kandidati humbës pranon humbjen e tij. Procesi real i numërimit të votave zgjat disa orë dhe ndoshta disa ditë. Nëse rezultati përfundimtar do të jetë shumë i afërt, atëherë nuk duhet pritur që kandidatët shumë shpejtë të pranojnë humbjen e tyre.

Në çfarë kohe shpallet rezultati në mënyrë zyrtare?

Rezultati zyrtar shpallet në më 6 janar të vitit 2017, në kohën kur Kongresi i Amerikës mbanë një mbledhje për të shqyrtuar dhe për t'i dhënë kompetencë votave zgjedhore.

Gjatë kësaj periudhe a do të mbetet Barak Obama president i SHBA-ve?

Po. Ai deri do të qëndrojë në këtë post në ora 00:00 të datës 20 janar 2017, që përkon me kohën në të cilën presidenti i ri bën betimin si president i 45 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tags