NATO  ka mobilizuar 300 mijë trupa!
(last modified Mon, 07 Nov 2016 18:21:05 GMT )
Nëntor 07, 2016 19:21 Europe/Tirane
  • NATO  ka mobilizuar 300 mijë trupa!

Shefat e NATO-s, të vendosur në panik nga frika se presidenti rus, Vladimir Putin mund të sulmojë perëndimin, po përpiqen të “mbledhin” së bashku 300 mijë trupa të cilat do të mund të vendoseshin në “gatishmëri të lartë”.

Siç shkruajnë mediat britanike, marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit janë përkeqësuar vitin e kaluar, me insistimin e Moskës për mbështetjen e aleatit të saj sirian, presidenti Bashar Asad. Po sipas medieve britanike, shumica e anëtarëve të NATO-s kanë shkurtuar shpenzimet e tyre të mbrojtjes në mënyrë dramatike që nga shembja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, por Rusia ka bërë forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake, duke mbajtur parada që përfshijnë më shumë se 100.000 trupa, çdo vit. “Moska ka treguar forcën e saj në vitet e fundit – kur në vitin 2008 trupat ruse ‘poshtëruan’ gjeorgjianët dhe pushtuan Osetinë Jugore dhe Abkhazinë në mbështetje të rebelëve pro-rusë. Pastaj në vitin 2014 Rusia aneksoi Krimenë duke mbështetur rebelët etnik rusë në lindje të Ukrainës. Politika e presidentit Obama ‘rishkrimi me Rusinë’, e cila është projektuar për të përmirësuar marrëdhëniet me Moskën, është parë gjithnjë si një politikë e pajtimit”, shkruan Daily Mail. Veç kësaj, thuhet se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është akuzuar se po përpiqet të ndërhyjë në procesin zgjedhor amerikan duke bërë hakimin e e-mailave të demokratëve në Amerikë. Në këtë drejtim, bëhet e ditur se sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë: “Ne kemi parë edhe Rusinë duke përdorur propagandën në Evropë në mesin e aleatëve të NATO-s dhe kjo është pikërisht arsyeja pse NATO-ja është përgjigjur. Ne po i përgjigjemi me përforcimin më të madh të mbrojtjes sonë kolektive që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë”.“Ne kemi parë Rusinë duke qenë shumë më aktive në mënyra të ndryshme”, ka shtuar më tej ai.

 

Tags