Lajmet më të fundit mbi zgjedhjet në Amerikë
(last modified Tue, 08 Nov 2016 19:17:43 GMT )
Nëntor 08, 2016 20:17 Europe/Tirane
  • Lajmet më të fundit mbi zgjedhjet në Amerikë

Nga sot në mëngjes në 50 shtete të Amerikës ka nisur procesi i votimeve për zgjedhjet presidenciale.

Sipas një raporti të Press Tv, disa prej ekspertëve të fushës së sigurisë, kanë paralajmëruar për masat që duhen marrë për të parandaluar hakimin e votave në zgjedhje. Votimi në Amerikë bëhet nëpërmjet pikave elektronike. Lëvizja e njohur me emrin “ Në ditën e zgjedhjeve të vishemi me të bardha” është një lëvizje e formuar në rrjetet sociale në mbështetje të Hillary Clinton. Në këtë mënyrë të gjithë përkrahësit e Clinton sot janë paraqitur në kutitë e votimit me rroba të bardha. Ndërkohë sajti Wikileaks ka publikuar një lajm ku thotë se Hillary Clinton në fushatën elektorale ka bërë kundërvajtje duke përdorur influencën e saj tek gazetarët politikë. Dokumentet e publikuara nga Wikileaks bazohen në E-mailet e John Podesta kreu i shtabit elektoral të Hillary Clinton. Ndërkohë Donald Trump në fshatin Misfeeld ka marrë 16 vota ndërsa Clinton 4 vota. Në Florida deri tani kanë votuar 50% e votuesve d.m.th. rreth 6.4 milion banorë. Hispanikët e Floridas kanë marrë pjesë 36% më shumë në krahasim me zgjedhjet e vitit 2012. Ndërkohë Trump në përgjigje të pyetjes se nëse humbet në zgjedhje atë do ta konsiderojë shpërdorim të kohës dhe kapitalit të tij ka thënë se në këto zgjedhje nga pasuria e tij ka përdorur 100 milion dollarë. Kutitë e votimit në Amerikë janë hapur në orën 6 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 23. Në total 218 milion e 959 mijë persona kanë të drejtë vote prej të cilëve vetëm 146 milion e 311 mijë janë regjistruar për të marrë pjesë në votime. Pra 72.6 milion shtetas amerikanë nuk kanë ndërmend të votojnë. Pra me fjalë të tjerë vetëm 60-65% e votuesve amerikanë do të zgjedhin presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe pse gara kryesore bëhet mes kandidatëve republikanë dhe demokratë, edhe Geri Johnson nga radhët e partisë liberale ka disa shanse për fitore.

Tags