Hillary Clinton uron Trump për zgjedhjen president
(last modified Wed, 09 Nov 2016 09:45:28 GMT )
Nëntor 09, 2016 10:45 Europe/Tirane
  • Hillary Clinton uron Trump për zgjedhjen president

I mposhti të gjithë, fillimisht republikanët tradicionalë në garën brenda partisë së tyre, e më pas edhe demokratët në zgjedhjet presidenciale.

Hillary Clinton ka telefonuar Donald Trump dhe e ka uruar atë për zgjedhjen president të Amerikës. Hillary Clinton në këtë bisedë telefonike ka pohuar se ajo nuk është presidente, por rivali i saj republikan Donald Trump është zgjedhur president i SHBA-ve. Manjati njujorkez i pasurive të paluajtshme ka befasuar me rezultatin e arritur duke siguruar ende pa u mbyllur numërimet 278 vota elektorale. Vetë Hillary Clinton ka telefonuar presidentin e zgjedhur të SHBA dhe e ka uruar atë për fitoren. “Sapo mora një telefonatë nga Hillary Clinton dhe ajo na përgëzoi të gjithëve për fitoren tonë. Unë e falënderova atë për fushatën elektorale të ashpër që zhvilluam bashkë. Hillary ka punuar gjatë dhe i shpreh mirënjohjen për atë që ka bërë për vendin tonë. Është koha që Amerika të shërojë plagët e përçarjes dhe republikanët dhe demokratët përgjatë vendit të bëhen bashkë si një komb i bashkuar”, nisi fjalën e tij Trump. Ndryshe nga fushata, që u shoqërua me deklarata kontroverse të tij, në fjalimin e parë si President i zgjedhur, Trump përcolli mesazhe bashkimi. “Unë do të jem President i gjithë amerikanëve dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua. Premtoj të punoj edhe me ata që nuk më mbështetën për të bashkuar vendin tonë të madh. Fushata jonë ishte një lëvizje e madhe, nga njerëz që duan një vend më të mirë për veten, familjen. Është një lëvizje që përfshin të gjitha racat, gjinitë, fetë për ta bërë Amerikën të madhe sërish”, tha ai. Me këtë zgjedhje, Trump theu edhe një rregull të pashkruar në zgjedhjet presidenciale amerikane; ai është Presidenti i parë që zgjidhet pa mbajtur më parë ndonjë post apo detyrë publike në administratë apo i zgjedhur senator a anëtar në Kongres.

Tags