Do të bashkëpunojmë me vendet e ndryshme të botës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i34522-do_të_bashkëpunojmë_me_vendet_e_ndryshme_të_botës
Unë i them Bashkësisë Ndërkombëtar se pavarësisht prioritetit të interesave të Amerikës, do të bashkëpunojë me të gjithë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Nëntor 09, 2016 11:11 Europe/Tirane
  • Do të bashkëpunojmë me vendet e ndryshme të botës

Unë i them Bashkësisë Ndërkombëtar se pavarësisht prioritetit të interesave të Amerikës, do të bashkëpunojë me të gjithë.

Donald Trump përkundër shumë parashikimeve të sondazheve, fitoi zgjedhjet presidenciale në Amerikë dhe u zgjodh presidenti i 45-të i Amerikës. Ai mbajti fjalimin e parë të tij pas fitores dhe lavdëroi Hillary Clinton e quajti atë shërbyese e popullit të Amerikës. Donald Trump pas shpalljes së rezultateve të mërkurën u paraqit në shtabin qendror të tij në Nju Jork dhe deklaroi: Duhet në mënyrë urgjente të veprojmë për rindërtimin e Amerikës. Për tu përballur me problemet ekonomike kemi nevojë për bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve. Burrat dhe grat e vendosur në harresë në këtë vend, më nuk do të jenë të harruar". Donald Trump mposhti të gjithë, fillimisht republikanët tradicionalë në garën brenda partisë së tyre, e më pas edhe demokratët në zgjedhjet presidenciale. Presidenti i ri i Amerikës të mërkurën do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë dhe do të takohet me presidentin Barak Obama. Donald Trump me 288 vota elektorale, u zgjodh presidenti i 45-të i Amerikës dhe në janar të vitit 2017 do të marrë zyrtarisht mandatin presidencial.

Pikat më të rëndësishme të këtij fjalimi:

Unë jam president i të gjithë Amerikës

Unë uroj të gjithë demokratët dhe republikanët dhe të pavarurit

Unë kërkoj nga ata pak njerëz që nuk më kanë përkrah mua, që të më ndihmojnë për ta ndërtuar vendin. 

Ne do të punojmë sëbashku dhe do ta ndërtojmë këtë vend sëbashku dhe do të shfrytëzojmë të gjitha potencialet e jashtëzakonshme të vendit.

Ne do t'i rindërtojmë qytetet tona metropole. Unë planet për rindërtimin e vendit do t'i përdori përkrah talenteve të mëdha të Amerikës. Ne sëbashku do të kemi marrëdhënie të mira

Unë i them Bashkësisë Ndërkombëtar se pavarësisht prioritetit të interesave të Amerikës, do të bashkëpunojë me të gjithë. Hillary Klinton më ka uruar mua. Ai ka punuar në mënyrë të sinqertë.

Ajo ka punuar me shumë aftësi dhe është munduar për Amerikën dhe ne e falënderojmë atë për punën e saj që ka bërë për Amerikën. 

Tani pas shpalljes së rezultateve, ka ardhur koha që të gjithë ne të bashkohemi dhe të punojmë si një popull i unifikuar për ngritjen e vendit. 

Kjo është një lëvizje që pret nga presidenti t'i shërbejë qytetarëve. Ne do të punojmë dhe do të fillojmë realizimin e ëndrrave të amerikanëve. Ne, miliona njerëz do t'i kthejmë në punët e tyre.