Bota, e shqetësuar nga politikat e jashtme të Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i34699-bota_e_shqetësuar_nga_politikat_e_jashtme_të_trump
Menjëherë pas zgjedhjes si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, president i  komisionit evropian Jean-Claude Juncker i ka bërë thirrje Donald Trump të jetë i qartë në çështje të rëndësishme si tregtia globale, marrëdhëniet e ardhshme me NATO-n dhe ndryshimet klimatike.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Nëntor 10, 2016 15:22 Europe/Tirane
  • Bota, e shqetësuar nga politikat e jashtme të Trump

Menjëherë pas zgjedhjes si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, president i  komisionit evropian Jean-Claude Juncker i ka bërë thirrje Donald Trump të jetë i qartë në çështje të rëndësishme si tregtia globale, marrëdhëniet e ardhshme me NATO-n dhe ndryshimet klimatike.

Gjatë fushatës elektorale, miliarderi që nuk ka mbajtur kurrë poste publike, kritikoi ashpër tregtinë e lirë, NATO-n dhe politikat për parandalimin e ngrohjes globale. Gjatë një aktiviteti ekonomik të mbajtur në Berlin, Junker u shpreh: “Ne do të dëshironin të dinim si do të procedohet me tregtinë globale. Do të donim të dinim cilat janë qëllimet e tij në lidhje me aleatët e NATO-s, dhe gjithashtu duhet të dimë se çfarë politikash ka ndërmend të ndjekë ai në lidhje me ndryshimet klimatike. Të gjitha këto çështje duhet të qartësohen gjatë muajve të ardhshëm”. Junker tha se nuk pret që marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian të finalizohet gjatë këtij viti siç ishte parashikuar nga palët negociatore. N jë zyrtar i lartë i Kremlinit tha se zgjedhja e Donald Trump si President i SHBA-së mund të ketë parandaluar Luftën e Tretë Botërore. Këshilltari i Putinit, Sergei Glazyev e përshkroi Clinton si simbol të luftës. Ai tha për reporterët se: “Amerikanët kishin dy zgjedhje, paqen ose Luftën e Tretë Botërore”. Megjithatë, zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Riabkov deklaroi sot se  Rusia nuk është aspak entuziaste pas fitores në presidencialet amerikane të Donald Trumpit, i cili mund të rezultojë gjithashtu antirus, njësoj si paraardhësi i tij. “Qëndrimet për Rusinë që Donald Trump ka mbajtur dhe ato të artikuluara nga përfaqësuesit e fushatës dhe rrethit të tij më të ngushtë janë mjaft të ashpra kundrejt Moskës “, vijoi ai.“Nuk kemi arsye të ndryshojmë këndvështrim. Fushata elektorale në SHBA u shënua në fakt nga një konsensus antirus brenda dy partive “, shtoi Riabkov. Këto komente të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme bien ndesh me ato të mëparshme të formuluara nga zyrtarët rusë dhe televizioni publik, mjaft favorite për fitoren e miliarderit republikan sesa rivales së tij republikane, perceptuar si tejet armiqësore për interesat e Moskës. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se për shkak të fuqisë ekonomike dhe ushtarake, SHBA-ja ka një rol dhe përgjegjësi të jashtëzakonshme për zhvillimet në mbarë botën. “Ai që qeveris këtë vend me potenciale kaq të mëdha ekonomike, ushtarake dhe kulturore, ai ka dhe përgjegjësi për zhvillimet që influencojë gati mbarë botën”, theksoi Merkel duke shtuar se SHBA dhe Gjermaninë i lidhin vlerat. Merkel e uroi presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump, por në mënyrë indirekte i bëri thirrje që t’i respektojë vlerat elementare demokratike. “Mbi bazën e këtyre vlerave unë i ofroj presidentit të ardhshëm amerikan Donald Trump, një bashkëpunim të ngushtë”, theksoi ajo në reagimin e saj të parë pas zgjedhjeve. Presidenti i Meksikës, vendin e të cilit Donald Trump kërcënon ta ndajë nga Amerika me mur, i përcolli republikanit urimet e tij për zgjedhjen në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe tha se do të kërkojë bashkëpunimin me të në të mirë të dy vendeve. Fitorja befasuese e Trump bëri që pëso monedha meksikane të rrëshqiste në pikiatë, ndikimi i parë ky i drejtpërdrejtë i zotimeve të presidentit të ri amerikan për ngritjen e murit dhe dëbimin e emigranteve të paligjshëm. Pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të së martës, frika e deportimit përndjek shumë familje emigrantësh në Shtetet e Bashkuara. Juristë dhe ekspertë të emigracionit po përpiqen t’i qetësojnë njerëzit e shqetësuar nga retorikat e ashpra të Trump kundër emigrantëve, duke u lënë të kuptohet se ndryshimi i ligjeve të emigracionit nuk ka për të qenë dhe aq i lehtë.