Aeroplanmbajtësja ruse dëbon nëndetësen e NATO-s
(last modified Thu, 10 Nov 2016 18:06:50 GMT )
Nëntor 10, 2016 19:06 Europe/Tirane
  • Aeroplanmbajtësja ruse dëbon nëndetësen e NATO-s

Ushtria ruse thotë se një luftanije e saj në Mesdheun Lindor ka arritur të largojë një nëndetëse holandeze, e cila i qëndronte shumë pranë asaj ruse.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov tha se anijet e Marinës Ruse kanë hetuar një nëndetëse më 9 nëntor që ndodhej 20 kilometra larg aeroplan mbajtësit “Admiral Kuznetsov” dhe anijet shoqëruese. Konashenkov tha se shkatërruesit kishin gjurmuar nëndetësen për më shumë se një orë para se ajo të detyrohej që të largohej nga zona.  Ai nuk dha hollësira se si luftanija bëri që nëndetësja të largohej. Zëdhënësi shtoi se të tilla përpjekje të “ngathëta” për të manovruar në afërsi të skuadrës ruse mund të përfundonin në një aksident. Konashenkov tha se aeroplanmbajtësja ruse kishte vërejtur më parë disa nëndetëse të NATO-s, duke përfshirë një Virginia-class, nëndetëse bërthamore e SHBA-së, ndërkohë që ishte rrugës për në Mesdheun Lindor. Një zyrtar i NATO-s tha se anijet e Aleancës kanë qenë duke monitoruar flotën ruse javët e fundit në një “mënyrë të matur dhe të përgjegjshme, siç është bërë zakon”. Ai nuk pranoi të japë hollësi se si NATO ishte duke e bërë këtë.

 

Tags