ANEA: Marrëveshja bërthamore është e pakthyeshme
https://parstoday.ir/sq/news/world-i34729-anea_marrëveshja_bërthamore_është_e_pakthyeshme
Mikhail Çudakov, funksionari i lartë rus në ANEA, deklaroi se marrëveshja bërthamore Iran-Grupi 5+1 është një pakt ndërkombëtar në fuqi me Iranit dhe është i pakthyeshëm.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 11, 2016 04:04 Europe/Tirane
  • ANEA: Marrëveshja bërthamore është e pakthyeshme

Mikhail Çudakov, funksionari i lartë rus në ANEA, deklaroi se marrëveshja bërthamore Iran-Grupi 5+1 është një pakt ndërkombëtar në fuqi me Iranit dhe është i pakthyeshëm.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se njoftoi se ky funksionar i lartë rus në ANEA ka thënë se marrëveshja mes Teheranit dhe BN në lidhje me programin atomik të Iranit nuk mund të jetë e kthyeshme. Ai ka theksuar se ANEA është një organizatë teknike nuk ka asnjë lidhje me politikën dhe ai personalisht beson se nuk mund të besohet se mund të ndodhë një gjë e tillë. Ndërkohë, Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, gjithashtu ka theksuar rëndësinë dhe zbatimin e marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe Grupit 5+1 sepse kjo është një marrëveshje shumëpalëshe e arritur në kuadër të OKB. Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, të mërkurën në një intervistë me kanalin televiziv CNN ka folur në lidhje me kërcënimet e pabaza të Donald Trump, presidentit të zgjedhur të Amerikës, kundër marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe Grupit 5+1 dhe deklaroi: "Kjo marrëveshje është një marrëveshje ndërkombëtare dhe ajo ishte mbikëqyrëse për arritjen e saj, prandaj duhet të garantohet se të gjitha palët zbatojnë angazhimet e tyre".