Trump dhe May theksojnë për forcimin e marrëdhënieve Uashington-Londër
https://parstoday.ir/sq/news/world-i34777-trump_dhe_may_theksojnë_për_forcimin_e_marrëdhënieve_uashington_londër
Kryeministrja britanike dhe presidenti i zgjedhur i SHBA kanë theksuar për zgjerimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 11, 2016 11:33 Europe/Tirane
  • Trump dhe May theksojnë për forcimin e marrëdhënieve Uashington-Londër

Kryeministrja britanike dhe presidenti i zgjedhur i SHBA kanë theksuar për zgjerimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA< Theresa May, kryeministre e Britanisë, të enjten në mbrëmje, në një bisedë telefonike me Donald Trump, president i zgjedhur i SHBA, e ka uruar atë për fitoren në zgjedhjet presidenciale, dhe ka thënë se Londra beson në krijimin dhe forcimin e marrëdhënieve me Uashingtonin në të gjitha fushat. Donald Trump nga ana e tij gjatë kësaj bisede telefonike duke theksuar se Britania ka një pozitë të veçantë për Amerikën, ka theksuar se në të ardhmen bashkëpunimi midis dy vendeve do të zgjerohet. gjatë ditës së djeshme, Donald Trump u takua me presidentin ende në detyrë, Barack Obama, me të cilin ai zhvilloi një bisedë ku në fokus ishte lehtësimi i tranzicionit të pushtetit, që do të sigurojë edhe suksesin e presidentit të sapo zgjedhur.