Populli amerikan në përkrahje të myslimanëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i34888-populli_amerikan_në_përkrahje_të_myslimanëve
Populli amerikan duke organizuar tubime në një nga qytetet e shtetit Texas të SHBA, ka shprehur përkrahjen e tij për myslimanët.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 12, 2016 11:27 Europe/Tirane
  • Populli amerikan në përkrahje të myslimanëve

Populli amerikan duke organizuar tubime në një nga qytetet e shtetit Texas të SHBA, ka shprehur përkrahjen e tij për myslimanët.

Sipas agjencisë së lajmeve IKNA, duke cituar burime nga agjencia e lajmeve "twcnews", qytetarët jomyslimanë të qytetit Astin në shtetin Texas të SHBA, të premten duke reaguar nga fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, kanë organizuar një tubim përballë xhamisë së rajonit Noses, për të përkrahur myslimanët. Qytetarët jomyslimanë në duar kanë mbajtur flamuj me mbishkrime "Dashuria do të mbizotërojë ndaj urrejtjes" dhe "Ne të gjithë jemi një popull unik". Arin Ham, një nga pjesëmarrësit e këtij tubimi, ka thënë se të gjithë amerikanët duhet t'i ndihmojnë myslimanët në mënyrë që ata të ndihen të sigurt. Mohamed Omer Ismail, imam në xhaminë e rajonit Noses, ka thënë se përkrahja e qytetarëve jomyslimanë për myslimanët ka vlerë shumë të madhe për zhdukjen e islamofobisë në Amerikë. Trump i cili fitoi në zgjedhjet e funidt presidenciale, gjatë fushatës zgjedhore kishte thënë disa herë nëse zgjidhet president i SHBA, do të ndalojë hyrjen e myslimanëve në Amerikë.