Trump, një demagog që përmbledh instiktet më të ulëta të zgjedhësve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i34945-trump_një_demagog_që_përmbledh_instiktet_më_të_ulëta_të_zgjedhësve
Stephen Hawking, i cili konsiderohet si një nga njerëzit më inteligjentë të planetit ka komentuar zgjedhjen Donald Trump si president të SHBA-ve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 12, 2016 16:20 Europe/Tirane
  • Trump, një demagog që përmbledh instiktet më të ulëta të zgjedhësve

Stephen Hawking, i cili konsiderohet si një nga njerëzit më inteligjentë të planetit ka komentuar zgjedhjen Donald Trump si president të SHBA-ve.

Në shpjegimin e tij nuk mungon edhe ironia të cilën ai e përdor shpesh. “Si e shpjegoj popullaritetin e Donald Trump?”. Përgjigjja është një dhe e qartë. “Ky është një nga misteret më të mëdha të origjinës së Universit”. Batutën e ka bërë në një intervistë për televizionin britanik Itv ku ka shtuar: “Është një demagog që përmbledh instiktet më të ulëta të zgjedhësve”, u shpreh ai. Nderkohe, mbi 3 milione amerikane kane nenshkruar nje peticion ku kerkojne qe demokratja Hillary Clinton te shpallet presidente e SHBA. Elijah Berg, mbledhesi i ketij peticioni deklaroi se per shkak te mashtrimeve, te sjelljeve te pamenduara dhe agresive ndaj emigranteve dhe njerezve me ngjyre, per shkak te abuzimeve ndaj grave dhe per arsye te mungeses se pervojes politike, Donald Trump nuk e meriton te jete president i SHBA.