Arrestohen 150 protestues anti Trump
Nëntor 12, 2016 16:39 Europe/Tirane
Gazeta amerikane Los Angeles Times bëri të ditur se të paktën 150 protestues anti Trump janë arrestuar gjatë protestave në Los Angeles.
Mijëra persona kanë protestuar në këtë qytet me parullën ‘Trump nuk është presidenti im’, por protestat janë kthyer në përleshje me forcat e policisë dhe si rrjedhojë të paktën 150 protestues janë arrestuar dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga policia amerikane. Ndërkohë, mediat amerikane njoftuan se një protestues anti Trump është vrarë nga plumbat e policisë amerikane në qytetin Portland, ndërsa në shumë qytete të tjera amerikane vazhdojnë protestat kundër presidentit të zgjedhur amerikan, i cili akuzohet për racizëm, seksizëm dhe homofobi.
Tags