Trump: Vala e parë e deportimeve, 2-3 milionë emigrantë
“Ajo që do të bëjmë është të marrim këta njerëz që kanë rekorde kriminale, anëtarë bandash, trafikantë të drogës, ndoshta 2- 3 milionë dhe do i largojmë nga vendi ynë ose do i burgosim”, ka thënë Trump në një intervistë dhënë emisionit “60 minuta” në CBS.
“Ne do ti largojmë nga vendi ynë. Ata janë ilegalë”. Ai shtoi se pasi kufiri të jetë i sigurt, zyrtarët e emigracionit do të marrin një vendim lidhur me emigrantët pa dokumente që ndodhen në SHBA. “Pasi kufijtë të jenë të siguritë dhe çdo gjë do të normalizohet ne do të bëjmë një përcaktim se kush do të jenë”, tha ai. I pyetur nëse vërtet planifikon të ndërtojë një mur përgjatë kufirit SHBA- Meksikë, Trump u përgjigj “po”. Trump tha se ky ishte një nga premtimet kryesore të platformës së tij gjatë fushatës, duke shtuar se një pjesë mund të jetë mur dhe një pjesë tjetër “rrethim”, në përputhje me atë që republikanët kanë prezantuar në Kongres. “Vetëm për disa zona të caktuara, një mur do të ishte i përshtatshëm”, tha ai.