Vriten 28 myslimanë Rohnigia në Mianmar
(last modified Mon, 14 Nov 2016 11:26:23 GMT )
Nëntor 14, 2016 12:26 Europe/Tirane
  • Vriten 28 myslimanë Rohnigia në Mianmar

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve në Mianmar janë vrarë 28 myslimanë Rohnigia pas një sulmi të forcave të ushtrisë në afërsi të fshatit Dargi.

Provinca Rakhin në Mianmar është një prej provincave më problematike për shkak të sulmeve të ushtarakëve dhe budistëve kundër myslimanëve. Sulmet ndaj myslimanëve në këtë vend janë shtuar shumë që prej 9 tetorit ku u vranë 9 policë të Mianmarit. Observatori për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ka publikuar pamje ku janë djegur të paktën 400 ndërtesa në provincën Rakhin. Qeveria e Mianmarit pretendon se ushtarakët Rahingia janë të lidhur me grupe ekstremiste jashtë vendit. Myslimanët e Mianmarit përballen me sulme agresive nga budistët që prej vitit 2012.

Tags