Trump kritikon politikat luftënxitëse të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i35143-trump_kritikon_politikat_luftënxitëse_të_amerikës
Presidenti i zgjedhur i Amerikë ka kritikuar politikat luftënxitëse të qeveritarëve të këtij vendi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 14, 2016 14:14 Europe/Tirane
  • Trump kritikon politikat luftënxitëse të Amerikës

Presidenti i zgjedhur i Amerikë ka kritikuar politikat luftënxitëse të qeveritarëve të këtij vendi.

Donald Trump, presidenti i zgjedhur i Amerikë, në një intervistë me kanalin televiziv CNN ka deklaruar se Amerika ka prani ushtarake në Lindjen e Mesme për më shumë se 15 vite dhe pa arritur asnjë qëllim, ka shpenzuar 6 trilion dollarë në këtë rajon. Trump shtoi se politikanët amerikanë me vendimet që kanë marrë, kanë shkaktuar pesimizëm tek qytetarët e këtij vendi. Presidenti i ri amerikan vuri në dukje problemet e brendshme të këtij vendi dhe deklaroi se gjendja e rrugëve, e urave, e tuneleve dhe e aeroporteve të Amerikës është e ngjashme me vendet të cilat kanë dalë jashtë përdorimit dhe autoritetet amerikane kishin mundësi që në vend të shpenzimeve 6 trilion dollarë në Lindjen e Mesme, ta rindërtojnë vendin e tyre. Trump me këtë rast gjithashtu theksoi edhe spastrimin e sistemit të ndotur politikë në Amerikë.