Vriten 150 muslimanë nga ushtria e Mianmarit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i35461-vriten_150_muslimanë_nga_ushtria_e_mianmarit
Sipas raporteve më të fundit, ushtria e Mianmarit ka sulmuar të mërkurën rajonin Rohing duke masakruar të paktën 150 muslimanë rohingia.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 17, 2016 04:32 Europe/Tirane
  • Vriten 150 muslimanë nga ushtria e Mianmarit

Sipas raporteve më të fundit, ushtria e Mianmarit ka sulmuar të mërkurën rajonin Rohing duke masakruar të paktën 150 muslimanë rohingia.

Organizata Kombëtare e Muslimanëve Rohingia me bazë në Londër,  bëri të ditur se qeveria e Mianmarit po pengon vajtjen e gazetarëve dhe të ekipeve mjekësore në vendin e masakrës për të fshehur gjurmët e këtij krimi çnjerëzor. Dje, qeveria e Mianmarit konfirmoi se gjatë ditëve të fundit, në përleshjet mes muslimanëve dhe ushtrisë së këtij vendi janë vrarë mbi 70 muslimanë rohingia dhe 17 ushtarë të Mianmarit. Masakra e së mërkurës kundër popullsisë së pambrojtur muslimane në Mianmar cilësohet si një hakmarrje e ushtrisë së Mianmarit, e cila në mënyrë sistematike kryen sulme makabre kundër popullsisë muslimane. OKB deklaroi se shumë krime që kryhen kundër popullsisë muslimane në Mianmar konsiderohen si krime luftë dhe krime kundër njerëzimit.