Erdogan viziton Pakistanin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i35473-erdogan_viziton_pakistanin
Presidenti i Turqisë ka arritur në Islamabad për një vizitë dyditore për tu takuar dhe biseduar me funksionarët e këtij vendi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 17, 2016 08:06 Europe/Tirane
  • Erdogan viziton Pakistanin

Presidenti i Turqisë ka arritur në Islamabad për një vizitë dyditore për tu takuar dhe biseduar me funksionarët e këtij vendi.

Agjencia Shinhua e lajmeve njoftoi se Rexhep Taip Erdogan, presidentin i Turqisë, ka shkuar për një vizitë dyditore në Pakistan për të zhvilluar bisedime me funksionarët e lartë të Pakistanit në lidhje me çështjet bilaterale dhe rajonale. Navaz Sharif, kryeministri i Pakistanit, ka pritur presidentin e Turqisë në bazën ajrore Nur Khan në afërsi të Islamabadit. Gjatë kësaj vizite Erdogan shoqërohet nga një delegacion i lartë i përbërë nga disa ministra dhe nga disa tregtarë të Turqisë. Rexhep Taip Erdogan pas arritjes në Islamabad është takuar dhe ka biseduar edhe me homologun e tij pakistanez Mamnun Husejn.