Mogherini shpreh keqardhjen për vendimin e Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i35494-mogherini_shpreh_keqardhjen_për_vendimin_e_rusisë
Shefja e politikës së jashtme të BE shprehu keqardhjen për vendimin e Rusisë për të dalë nga gjykata penale ndërkombëtare
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 17, 2016 16:51 Europe/Tirane
  • Mogherini shpreh keqardhjen për vendimin e Rusisë

Shefja e politikës së jashtme të BE shprehu keqardhjen për vendimin e Rusisë për të dalë nga gjykata penale ndërkombëtare

Federika Mogherini tha se BE nuk e përkrah këtë vendim të Moskës, që do të dobësojë gjykatën penale ndërkombëtare. Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për të tërhequr Rusinë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, e cila merret me çështjet e krimeve kundër njerëzimit. Dekreti i Putin, i publikuar të mërkurën në sajtin e Kremlinit, vjen një ditë pasi komitetit për të drejtat e njeriut në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, miratoi një rezolutë që dënon “pushtimin e përkohshëm të Krimesë” dhe dënoi Rusinë për shkelje të të drejtave të tilla si diskriminimi ndaj disa banorëve të Krimesë. Rusia aneksoi Krimenë në mars 2014 nga Ukraina pas një referendumi, një lëvizje që çoi në forcimin e sanksioneve perëndimore. Putin në vitin 2000 nënshkroi traktatin e Romës që krijoi gjykatën me bazë në Hagë, por kurrë nuk e ratifikoi atë.