Trump pritet të ndryshojë qasjen hegjemoniste të Uashingtonit
Zgjedhjet e fundit presidenciale në Amerikë mund të shihen si një referendum dhe një votë “jo” për politikat hegjemoniste të Uashingtonit.
Nëse Donald Trump nuk arrin të bëjë një ndryshim rrënjësor në politikën e jashtme amerikane, përkeqësimi i tensioneve në arenën e marrëdhënieve ndërkombëtare mund të zgjerohet edhe më shumë. Shumë pak njerëz kishin pritur që Trump të jetë fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA për shkak të një atmosfere të rëndë të krijuar nga mediat kryesore perëndimore dhe përpjekjet e tyre për të portretizuar Trump si "antagonist" të ngjarjes. Por, pavarësisht nga të gjitha shanset, ai arriti të shtyjë fushatën e tij të diskutueshme deri në Shtëpinë e Bardhë. Pyetja e madhe e cila tani mbetet është në lidhje me qasjen e Trump në skenën ndërkombëtare pasi ai hyn të hyjë në Zyrën Ovale. Edhe pse mund të ketë disa ndryshime në veprimet e Trump si president në krahasim me fjalët e tij si militant, mbetet si një meditim kur imagjinojmë pasojat e mundshme të fjalëve të tij nëse ai me të vërtetë do t’i zbatojë ato. Miliarderi dhe manjati i pasurive të patundshme ka hyrë në garën presidenciale nën flamurin e Partisë Republikane me parulla radikale dhe duke akuzuar elitat politike amerikane për korrupsion dhe personalitet e njohura të republikanëve si Ted Cruz dhe Marco Rubio dhe më në fund mori votën e popullit amerikan. Trump ka ende shumë kohë për të formuluar dhe për të shpallur një agjendë të qartë të politikës së jashtme dhe deri më tani ai vetëm ka artikuluar disa qëndrime të diskutueshme në aleancat tradicionale amerikane, si Organizatauar si një thirrje zgjimi në disa evropiane. Një tjetër veprim që Trump e kishte bërë gjatë fushatës zgjedhore ishte edhe ‘rinegocimi’ i marrëveshjeve të huaja, të cilat sipas tij duhet marrë kushte më të mira për aleatët dhe rivalët njësojë.
Shumë ekspertë dhe madje edhe zyrtarë të lartë e kanë përshkruar rezultatin e zgjedhjeve në SHBA, si një votim i establishmentit politik dhe ekonomik të Uashingtonit. Ministri i mbrojtjes i Gjermanisë, Ursula von der Leyen, e përshkroi fitoren e Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA si një "goditje të madhe" dhe tha për transmetuesin publik gjerman ARD se paraqitja e fortë e kandidatit republikan 'nuk ishte një votë për të, por më tepër kundër politikave të deritanishme të Uashingtonit". Në pikat e nxehta ndërkombëtare si Siria, qëndrimi i Trump ishte në kontrast të thellë me politikat e rivales së tij demokrate Hillary Clinton. Derisa Clinton bëri thirrje për krijimin e një zone ndalim-fluturimi në Siri dhe për vazhdimin e sanksioneve kundër Rusisë, Trump pranoi se SHBA nuk janë në gjendje të rrëzojnë presidentin sirian, Bashar Asad dhe duhet të bashkohen me Rusinë dhe Iranin në luftimin e grupit terrorist të ISIS. Trump vazhdimisht ka kritikuar Hilalry Clinton për operacionet ushtarake në Libi dhe Irak. Por nëse Trump disi arrin të çojë përpara axhendën e tij, pa nxitur një ndryshim rrënjësor në politikën tradicionale bipartizan hegjemoniste të jashtëm amerikane, kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese e më shumë tensioneve.