Dorëheqja e shefit të inteligjencës amerikane
Në një vendim qe pritej, kreu i i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës Amerikane James Clapper ka dhënë dorëheqjen.
Ai tha se do të qëndrojë në detyrë deri në përfundim të mandadit të presidentit Obama në muajin janar. Kreu i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës amerikane James Clapper ka dhënë dorëheqjen të enjten, por tha se do të qëndrojë në detyrë deri në fund të mandatit Obama. “Mbremë kam dorëzuar letrën e dorëheqjes, gjë e cila më bëri të ndihem shumë mire. Më kanë mbetur edhe 64 ditë, tha Clapper gjatë seancës dëgjimore të komisionit të kongresit të inteligjencës të SHBA-së. 75 vjecari ka shërbyr në krye të spiunazhit amerikan që prej 2010 dhe prej mujash në qarqe të ndryshme kishte thënë se do të tërhiqej nga detyra në momentin që Presidenti Barak Obama do të largohej nga Shtëpia e Bardhë. Shërbimi Clapper në qeveri përfshin gjashtë dekada, duke filluar në vitin 1960, si oficer i forcave ajrore amerikane. Gjatë seancës, ai tha se Rusia po planifikon zgjerimin e pranisë e saj në bazën detare në Tartus në Siri për të mbështetur operacionet e saj detare në Mesdheun lindor. Analistët e interpretojnë këtë lëvizje të Clapper si një sinjal të dërguar prej tij në adresë të stafit të Trump që të përshpejtojnë me tranzicionin e pushtetit dhe të kenë gati emrat për postet kryesore. Shefi i NSA-së ka kompetenca të zgjeruara, madje me autoritetet të drejtpërdrejtë në 17 agjenci të ndryshme inteligjence, përfshirë këtu CIA-n, DEA-n dhe FBI-në. Atij i raportojnë periodikisht më shumë se 107 mijë të punësuar dhe zotëron një buxhet vjetor mbi 52 miliardë dollarë. Clapper ndodhet në këtë detyrë prej gjashtë vitesh. Periudha më e vështirë e tij në këtë post ishte shpërthimi i skandalit “Snoëden”. Ai u thërrit në Senat dhe pyetjes nëse NSA “përgjonte apo grumbullonte të dhëna nga miliona amerikanë”, iu përgjigj me diplomaci. Nga an atjetër, mësohet se Republikani Mike Pompeo pritet të jetë drejtori i ardhshëm i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, CIA. Lajmin e ka bërë të ditur stafi i presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Deputet i Kansasit nga radhët e Tea Party, Mike Pompeo mësohet se e ka pranuar detyrën në krye të agjencisë së spiunazhit. Anëtar i përjetshëm i Shoqatës Kombëtare të Armëve, Pompeo ka qenë mes kundërshtarëve më të egër të reformës në shëndetësi “Obamacare” dhe kundër mbylljes së burgut famëkeq të Guantanamos. Gjithashtu, ai njihet si një nga mbështetësit kryesorë të programit të përgjimit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, NSA, të publikuar nga Edëard Snoëden.