Largimi i Amerikës nga pakti TPP
https://parstoday.ir/sq/news/world-i36040-largimi_i_amerikës_nga_pakti_tpp
Presidenti amerikan i sapo zgjedhur Donald Trump thotë se SHBA do të ndërpresë marrëveshjen e Partneritetit Trans-Paqësor në ditën e parë të hyrjes së tij në Shtëpinë e Bardhë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Nëntor 22, 2016 17:07 Europe/Tirane
  • Largimi i Amerikës nga pakti TPP

Presidenti amerikan i sapo zgjedhur Donald Trump thotë se SHBA do të ndërpresë marrëveshjen e Partneritetit Trans-Paqësor në ditën e parë të hyrjes së tij në Shtëpinë e Bardhë.

Marrëveshja e TPP është firmosur nga 12 vende të cilat së bashku mbulojnë 40 % të ekonomisë botërore. Republikani u zotua se do ta reduktojë prodhimin e qymyrit dhe të ndalojë abuzimet me viza. Por nuk ka përmendur asgjë për Obamacare apo ndërtimin e një muri në kufirin jugor me Meksikën, dy premtime që ka thënë në fushatë elektorale. Fitorja e tij e papritur ngjalli protesta në të gjithë SHBA-në. Marrëveshja e partneritetit  Trans-Pasifik është arritur në vitin 2015 mes vendeve si Japonia, Malajzia, Australia, Zelanda e Re, Kanadaja, Meksika por nuk është ratifikuar akoma. Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të heqin dorë nga marrëveshja tregtare e Partneritetit Trans-Paqësor, në ditën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë. Lajmërimi i Trump erdhi përmes një video-mesazhi, ku republikani ravijëzoi qëllimet e tij primare sapo ai të marrë zyrën në janar. Kjo marrëveshje është nënshkruar nga 12 vende, të cilat së bashku mbulojnë 40% të ekonomisë botërore. Zoti Trump gjithashtu premtoi të reduktojë kufizimet që po minimizojnë vendet e punës si dhe ndalimin e abuzimeve me vizat. Partneriteti Trans-Paqësor është një marrëveshje e arritur në 2015, e arritur nga vende si Shtetet e Bashkuara, Japonia, Kanadaja, Australia, Meksika etj, por nuk është ratifikuar ende nga vendet individuale. Reagimet mbi këtë deklaratë kanë qenë të menjëhershme. Kryeministri australian, Malcolm Turnbull, tha se Shtetet e Bashkuara, kishin marrë përsipër një angazhim të rëndësishëm strategjik me këtë marrëveshje. Gjithsesi, ai pranon se administrata dhe Kongresi i ri do të duhet të bëjnë vlerësimin e tyre dhe vetëm koha do të tregojë deri në çfarë pike kjo marrëveshje do të shtrihet, apo si ajo do të zhvillohet. Kryeministri Shinzo Abe u shpreh se marrëveshja do të jetë e pakuptimtë pa pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara. Ai shtoi se asnjë nga vendet nuk planifikonte të vononte ose të hiqte dorë nga procesi legjislativ edhe pas zgjedhjeve presidenciale amerikane, duke premtuar se Japonia do të angazhohet për të përmbushur procedurat e brendshme për ratifikimin sa më të shpejtë të paktit. Marrëveshja është nënshkruar nga 12 vende, të cilat mbulojnë së bashku 40% të ekonomisë së botës. Trump u zotua gjithashtu të tkurrë kufizimet në prodhimin e qymyrgurit, të cilat ndikojnë tek vendet e punës si dhe t’i japë fund abuzimeve me vizat. Fundi i TPP-së do të jetë një goditje e fortë për shumë vende aziatike në zhvillim, sepse u heq aksesin e tregut amerikan. Më shumë nga kjo marrëveshje duhet të përfitonin Vietnami dhe Malajzia, të cilët dhe po shpresonin heqjen e tarifave nga disa prej eksporteve të tyre kyçe.