PE bllokon negociatat me Turqinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i36214-pe_bllokon_negociatat_me_turqinë
Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë për të bllokuar përkohësisht negociatat e mëtejshme mbi pranimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 24, 2016 17:43 Europe/Tirane
  • PE bllokon negociatat me Turqinë

Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë për të bllokuar përkohësisht negociatat e mëtejshme mbi pranimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.

BE-ja ka lëshuar një komunikatë ku thuhet se vendimin përfundimtar për të bllokuar anëtarësimin e Turqisë do ta ketë Këshilli i Bashkimit Evropian. Mundësia e ndryshimit të këtij vendimi ekziston, edhe pse është vështirë e besueshme, duke marrë parasysh se dy organet e Bashkimit Evropian (Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Evropës), kanë pikëpamje shumë të ngjashme mbi çështjen e Turqisë. Shumica e eurodeputetëve votuan pro bllokadës, që ka ardhur si rezultat i deklaratave të djeshme të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se “votimi në Parlamentin e Evropës nuk ka kurrfarë domethënie për Turqinë”. Për ngrirjen e negociatave, votuan 479 deputetë, ku 37 ishin kundër derisa 107 kanë abstenuar. “Vendimi i mundshëm nga Parlamenti Evropian për të ngrirë negociata për pranimin e Turqisë në BE, nuk ka kurrfarë rëndësie për Ankaranë. Para kohe deklarojë: le të votojnë si të duan, ai votim nuk ka kurrfarë rëndësie për ne. Lufta për pavarësi dhe e ardhmja e vendit tonë nuk do të ndërpritet për këtë”, ka deklaruar mbrëmë Erdogan në mbledhjen e Komitetit të përhershëm të organizatës Islamike për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar që është mbajtur në Stamboll.