OKB: Akuzon qeverinë e Mianmarit për spastrim etnik kundër myslimanëve
(last modified Sat, 26 Nov 2016 05:51:00 GMT )
Nëntor 26, 2016 06:51 Europe/Tirane
  • OKB: Akuzon qeverinë e Mianmarit për spastrim etnik kundër myslimanëve

Mianmari po përpiqet që të spastrojë etnikisht minoritetin mysliman Rohingija nga territori i tij.

Sipas zyrtarit të lartë të OKB për refugjatë Xhon McKissick, forcat e armatosura të Mianmarit kanë vrarë shumë njerëz në krahinën Rakine dhe mijëra të tjerë janë detyruar të shpërngulen në Bangladesh. Minoriteti Rohingija, i cili përbëhet nga rreth 1 milionë njerëz, konsiderohen nga shumica budiste në Mianamar si emigrantë të jashtëligjshëm nga Bangladeshi, megjithëse jetojnë aty prej qindra vitesh.  Atyre u është mohuar nënshtetësia e Minamarit. Sipas McKissick, ushtria e Mianmarit ka djegur fshatra të tëra dhe ka vrarë, torturuar dhe përdhunuar me qindra në përpjekje për ta dënuar këtë minoritet nga vendi. Qeveria e Minamarit ka deklaruar se komentet e OKB nuk janë të vërteta dhe se ushtria e saj po kryen operacione anti-terror në këtë zonë të vendit. Por sipas OKB dhe shumë ekspertëve është e qartë se këto operacione po përdoren si mbulim për spastrime etnik.

Tags