Francezët protestojnë kundër sjelljes së qeverisë me emigrantët
Qytetarët e Francës kanë protestuar kundër politikës së Qeverisë së këtij vendi ndaj emigrantëve.
Sipas gazetës franceze, "Le Figaro", pjesëmarrësit në këtë portestë e cila u zhvillua të shtunën pasdite në Paris, kanë hedhur slogane kundër Qeverisë socialiste të Francës dhe kanë dënuar sjelljen e saj ndaj emigrantëve të cilët kanë ikur nga konfliktet. Protestuesit në këtë protestë mbanin pankarta të shkruara në tre gjuhë: angleze, franceze dhe arabe në të cilat thuhej "Mirësererdhët emigrantë" dhe "Nuk ka kufij mes nesh" dhe në këtë mënyrë kanë mbështetur praninë e emigrantëve në Francë. Kjo protestë ishte organizuar nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe përkrahësit e majtistëve dhe nga disa sindikatat.